• Lushnje, ofroj vend pune Drejtor Prodhimi

NJOFTIM PUNE

Balfin Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, miniera e metalurgji, etj.
Agrocon Albania Sh.p.k është një kompani shqiptare që zhvillon aktivitetin e saj në fushën e bujqësisë. Aktivitet përfshin prodhimin e perimeve të freskëta në serë, në fushë të hapur, grumbullimi i perimeve nga fermerët e zonës si dhe shitja me shumicë për eksport dhe në tregun shqiptar.

Pozicioni: Drejtor Prodhimi
Departmenti: Departamenti i Prodhimit
Vendndodhja: Lushnjë


Përmbledhje: Drejtori i prodhimit është përgjegjës direkt për ngritjen, zhvillimin, monitorimin e proçeseve të prodhimit dhe vjeljes si dhe cilësinë e kulturës së kultivuar në fermë. Së bashku me Departamentin e Shitjeve janë bashkë përgjegjës për hartimin e planit të të mbjellave.

Detyrat dhe përgjegjësitë:


  • Harton së bashku me Departamentin e Shitjeve planin e të mbjellave vjetore 5 muaj para fillimit të sezonit të mbjelljes;
  • Kujdeset për të përpiluar saktësisht kërkesat e kulturës në sasi dhe cilësi si dhe të materialeve për mbrojtjen e bimës;
  • Zhvillon dhe monitoron proçeset agroteknike të nevojshme të shërbimeve të kulturave të mbjella në serë dhe fushë të hapur;
  • Përpilon dhe rregjistron nëpër tabelat përkatëse të gjithë proçeset që nevojitet gjatë prodhimit të kulturave në serë dhe fushë të hapur;
  • Monitoron kushtet e rritjes (temperaturë, lagështi, ajrim etj) të kulturës në mënyrë periodike (çdo ditë) dhe rregjistron të dhënat nëpër tabelat përkatëse të prodhimit;
  • Organizon në mënyrë ditore stafin në terren (punonjësit e serës/fushë të hapur) për proçeset e ndryshme dhe të nevojshme për trajnimin e kulturës me qëllim rritjen e cilësisë dhe rendimentin e prodhimit;
  • Analizon ecurinë ditore të bimës sipas proçeseve dhe përshtat proçeset në vazhdimësi;
  • Merr të dhenat nga ecuria e prodhimit, i analizon dhe raporton në mënyrë periodike tek Administratori i Shoqërisë;
  • Kujdeset që i gjithë informacioni mbi proceset, lëndët e përdorura në prodhim dhe monitorimi i ambjenteve të kultivuara të rregjistrohet në formatet e posaçme sipas standarteve Global Gab.

Kërkesa dhe kualifikime

Edukimi: Diplomë Universitare në Drejtim Agrobiznesi ose Teknologji Agroushqimore

Eksperiencë Pune: Të ketë punuar në ferma të prodhimit bujqësor. Të ketë minimalisht 5-10 vjet eksperiencë në fushën e prodhimit.

Kualifikime të tjera:

  • Të ketë aftësi të mira komunikimi;
  • Të jetë i aftë të organizojë punën në grup dhe ndarjen e detyrave;
  • Aftësi deleguese;
  • I aftë të punojë në skuadër por edhe në mënyrë individuale;
  • Zotërim i gjuhës angleze në nivel shumë të mirë të shkruari dhe të foluri përbën përparësi;
  • Njohuri shumë të mira të Microsoft Office;
  • Etikë në punë;
  • Njohuri në financë, leximi dhe interpretimi i pasqyrave financiare;
  • Fleksibël dhe i/e gatshëm të punojë me orare të zgjatura.

Procedura e aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, jeni të lutur të dërgoni CV tuaj nëpërmjet emailit tek adresa hr@agroconalbania.al

Afati i dorëzimit:
31 Maj 2017
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.

* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr.9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërisë mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.
 


Apply
Back
Top