• Tirane, ofroj vend pune Punonjes IT

SHKK UniFin kerkon te punesoje nje punonjes IT.

PUNONJES IT

Eshte pergjegjes per zbatimin e rregullores se Bankes se Shqiperise “ Per perdorimin e teknologjise se informacinit dhe komunikimit per subjektet e licencuara nga Banka e Shqiperise si dhe monitorimin dhe mirembajtjen e sistemit kryesore te te dhenave dhe rrjetit te degeve te Shkk-se.

PERSHKRIMI I PUNES:


  1. Punonjesi i IT –se do te jete pergjegjes per te udhehequr dhe zhvilluar nje plan afatgjate te teknologjise se SHKK-se. Kete do ta arrije duke:

  • bere kerkime per opsionet optimale te tregut ne lidhje me core system dhe te tjera module te nevojshme .
  • Kuptuar nevojet per teknologji dhe sisteme te biznesit
  • Krijuar nje plan strategjik afat gjate per gjithe sistemin e teknologjise se informacionit per SHKK-ne
  • Siguruar qe siguria e informacionit eshte ne perputhje me te gjitha ligjet dhe aktet rregullative ne fuqi
  • Bashkepunuar e bashke renduar me te gjithe departamentet e tjera per perzgjedhjen e shitesve te pershtatshem ne baze te buxhetit te SHKK-se
  • Siguruar qe SHKK-ja arrin objektivat dhe planin vjetor ne lidhje me zhvillimin e teknologjise.


  1. Punonjesi i IT do te luaje nje rol te rendesishem ne hartimin e planit strategjik te SHKK-se dhe do te punoje si nje keshillues per drejtuesit e SHKK-se ne identifikimin dhe zbatimin e iniciativave efektive ne lidhje me sherbimin ndaj anetareve dhe permiresimit te rrjedhjes se brendshme te punes.
  2. Te manaxhoje sistemin e informacionit kompiuterik dhe te teknologjise duke planifikuar, organizuar, drejtuar , kontrolluar dhe vleresuar operacionet e sistemit informatik dhe elektronik te procesimit te te dhenave.
  3. Te zvilloje dhe zbatoje politika dhe procedura per procesimin e te dhenave elektronike dhe sistemeve operative kompiuterike
  4. Te siguroje qe teknologjia ekzistuese eshte e aksesueshme dhe e pajisur me hardware dhe software te pershtatshme duke bere instalimin e hardware dhe software ne kohen e duhur dhe me nderprerje minimale te perdoruesit.
  5. Te beje rekomandime per nevojat ne sistem duke qene te perputhura me buxhetin dhe nevojat e anetareve.
  6. Te zgjidhe probleme me software dhe te sherbeje si burim/ pike referimi per ceshtje teknike
  7. Te siguroje trainime individuale dhe mbeshtetje teknike
  8. Te mbaje inventarin e sakte te teknologjise hardware and software
  9. Te jete i informuar per zhvillimet e fundit ne fushen e tij dhe te marre pjese ne trainime te ofruara. Te beje kerkime per gjetjen e pergjgjieve per pyetje qe nuk ka njohuri
  10. Te zbatoje procedurat per sistemin e backup-it per te gjthe sistemin e informacionit te SHKK
  11. Te pergjigjet ne kohe.

KUALIFIKIMET:

1. Te kete mbaruar arsimin e larte ne nje nga fakultetet, Informatike ose Inxhinieri Elektronike
2. Te kete njohuri bashkekohore te standarteve IT ( mikrosoft Windows XP Server, Mikrosoft SQL, etj)
3. Te kete eksperience pune ne fushen e IT dhe administrimit te bazes se te dhenave, (preferohet eksperienca ne fushen financiare ) te pakten 2 vjet.
4. Te njohe mire gjuhen Angleze.
5. Te kete aftesi komunikuese dhe te punes ne grup.

Afati I dorezimit te aplikimeve : Te gjithe te interesuarit jane te lutur te dergojne CV e detajuar me pershkrimin “Punonjes IT” , brenda dates 17 Tetor 2017, ne adresen : contact@unionijehona.org
 


Apply
Back
Top