• Tirane, ofroj vend pune Specialist Marketingu

eppc kërkon një Specialist Marketingu për klientin e saj, i cili është një ndër portalet online më në zë në vend.

Kompania është në kërkim të një kandidati i cili duhet të ketë përqasje prezantuese profesionale dhe aftësi shitëse. Të jetë shumë korrekt, i organizuar dhe në gjendje që të krijoj dhe mbajë marrëdhënie shumë të mira biznesi.

Përgjegjësitë Kryesore:

· Koncepton dhe ndërton strategjinë e marketingut të kompanisë;
· Kujdeset për standardizimin dhe përmirësimin e materialeve vizive të portalit;
· Kujdeset per ideimin, designin dhe propozon përmirësime funksionale;
· Kujdeset për përditësim te informacioneve të portalit duke bashkëpunuar me departamentet përkatëse;
· Kujdeset për mbarëvajtjen e hapave të ndryshme të implementimit të proceseve të marketingut;
· Përgatit materialet promocionale të kompanisë nga aspekti visual si dhe drejton, monitoron shpërndarjen;
· Menaxhon dhe monitoron mediat sociale duke i siguruar vizibilitet portalit në përgjithësi dhe promocioneve në veçanti;
· Propozon alternativa, ide apo mënyra promovimi duke sjellë praktikat më të mira si dhe është gjithmonë i përditësuar me metodikat e reklamimit të produkteve;
· Prezanton shërbimin tek klientët ekzistues dhe potencial.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

· Diplomë Universitare në Marketing;
· Të ketë njohuri të mira në fushën e marketingut online;
· Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës;
· Të jetë i organizuar, kreativ dhe me iniciativë.

Të dhënat:

Pozicioni: Specialist Marketingu;
Vendndodhja: Tiranë;
Orari: 40 orë;
Pagesa: Shumë e mirë;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 19 Maj 2017.


Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail[SUP]-it[/SUP]: recruitments@eppc.al
 


Apply
Back
Top