• Tirane, ofroj vend pune Operator Shitjesh per Makina me Qera

Log in Albania ShPK eshte krijuar ne vitin 2004 dhe operon ne nje sere fushash te ndryshme sherbimi, duke perfshire Sherbimet Doganore ne te gjithe territorin e Shqiperise; Qeradhenien e Makinave nepermjet Franchises se prestigjozit Surprice Cars, i cili na ka besuar ekskluzivitetin e perdorimit te brandit nderkombetar ne te gjithe Ballkanin; Operatorin Turistik si dhe distribucionin zyrtar te produkteve Vodafone Albania.

Burimet Njerezore te Log in Albania jane ne kerkim te kandidateve per t'ju bashkuar ekipit te saj ne pozicionin: Operator Shitjesh per Makinat me Qera

Ky pozicion eshte ne kontakt direkt me klientet e Kompanise, duke synuar sherbimin cilesor dhe ne kohe ndaj tyre, rritjen e shitjeve dhe terheqjen e klienteles se re. Funksionalitetet e Operatorit te Shitjes kryhen prane Zyres se Sherbimit ndaj Klientit prane Aeroportit "Nene Tereza" dhe "Hotel Rogner". Operatori i Shitjeve raporton ne linje direkte tek Pergjegjesi i Operacioneve.
Puna eshte e oranizuar ne turne 8-orareshe dhe shperblimi bazohet ne Page + Bonus sipas shitjeve individuale.

Detyrat kryesore te pozicionit, por jo te limituara vetem ne to, jane:
- Prezantimi/shitja i sherbimeve dhe produkteve te Kompanise (standarte dhe Extra) tek klientet.
- Pergjegjes per proceduren standarte te dorezimit dhe kthimit te makines nga klienti.
- Raportimi i proceseve & problematikave te konstatuara tek Pergjegjesi i Operacioneve.
- Sherbimi ndaj klienteve (nga te cilet 90% jane te huaj) ne kohe dhe me persosmeri, duke ju pergjigjur cdo nevoje te tyre.
- Detyra te tjera operacionale ditore, ne funksion te aktivitetit te Kompanise.

Kandidati ideal per kete pozicion:
· Zoteron aftesi te mira ne shitje te organizuara me arritje Target-esh.
· Zoteron leje te drejtimit te automjetit -Tipi B.
· Njeh shume mire gjuhen Angleze; gjuhe te tjera jane te preferueshme.
· Zoteron aftesi shume te mira komunikuese dhe bashkepunon me grupin e kolegeve.
· Eshte person i pergjegjshem dhe me aftesi te mira nderpersonale.

Aftësi në përdorimin e programeve kompjuterike:
• Microsoft Word, Excel
• Bazat e te dhenave dhe programet kompjuterike
• E-mail
• Internet

Nese jeni te interesuar, ju lutem dergoni CV tuaj ne adresen office@loginalbania.al duke vendosur si subjekt "Aplikim per Operator Shitjesh".
Vetem kandidatet te cilet perzgjidhen do te kontaktohen.

Te gjitha aplikimet do te trajtohen ne konfidecialitet te plote!
 


Apply
Back
Top