• Tirane, ofroj vend pune Menaxher shitje

Shoqëria "Unipress sh.p.k." shpall postin vakant të punës Menaxher shitje:

Titulli
: Menaxher shitje

Qëllimi i Pozicionit: Gjen, ndjek dhe merret me shitjen, duke sugjeruar ndryshime dhe përmirësime në ofrimin produktit dhe shërbimit.

Përshkrimi i punës:

· Planifikon dhe kryen aktivitete për të realizuar shitje në sa më shumë klientë, bazuar në objektivat e shitjes së tij.
· Informohet në mënyrë të vazhdueshme lidhur me ofertat që shoqëria hedh në treg për produktet/shërbimet.
· Monitoron dhe raporton pranë Drejtorit Ekzekutiv për zhvillimet e tregut dhe ofertat e konkurrentëve.
· Merret me ofrimin e shërbimit dhe ndjek ecurinë e tij deri në përfundim.
· Mban përgjegjësi në shpërndarjen e produkteve, të cilat i bashkëngjiten shërbimit të kompanisë.
· Mbajtja e kontakteve të vazhdueshme me klientët për çfarëdolloj pakënaqësie që mund të kenë lidhur me ofrimin e shërbimit.
· Menaxheri është i detyruar të japë informacion tek eprori i tij lidhur me klientët të cilët ndryshojnë marrëveshjet e tyre.
· Krijon marrëdhënie lidhur me departamente të tjera, si financa për mbledhjen dhe depozitimin e të ardhurave dhe mbarëvajtjen e proçeseve të punës.
· Ruan stabilitetin dhe reputacionin e shoqërisë në përputhje me kërkesat dhe dispozitat ligjore ne fuqi.

Kriteret që duhet të plotësohen:

Edukimi: Diplomë e arsimit të lartë në fushën e Menaxhimit të Biznesit.

Eksperiencë pune: Të ketë punuar jo më pak se 2 vjet në pozicione të njejta.

Aftësitë teknike:

  • Eksperiencë pune në të gjitha aspektet e zhvillimit dhe mbajtjes së strategjive të shitjes.
  • Eksperiencë të vërtetueshme, kërkime mbi shitjen/tendencat e klientëve dhe tregut.
Aftësi të tjera:

  • Të jetë komunikues, i aftë për të punuar në grup dhe konfidencial.
  • Të ketë njohuri të shkëlqyera të gjuhëve të huaja.

Të interesuarit të dërgojnë cv në adresën e e-mail burimetnjerezore@shekulli.com.al
 


Apply
Back
Top