• Tirane, - Barcelona

2764.png
<3
BARCELONE
2764.png
<3


354 EURO / PERSONI

18-24 PRILL
1f642.png
:)


PROGRAMI :

Dita e Parë, 18 Prill 2017: Nisja në orën 03:00 nga Tirana me autobus. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi. Do të bëhet një kalim pa ndalesa nga Bar, Budva dhe Tivati, ku me traget do të kalohet Gjiri i Kotorrit. Vazhdohet udhëtimi me autobuz në territorin Kroat. Ndalesë e shkurtër në Split për 2 orë, ku do të vizitohen monumentet historike të tij. Vazhdimi i udhetimit për në Rijeka. Mbërritja në Rijeka. Sistemimi në Hotel.

Dita e Dytë, 19 Prill 2017: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Nisë. Ndalesë e shkurtër në Monte Carlo për rreth 2 orë, ku vizitohet ku do të vizitohen Kodra La Rocher Ku gjendet Muzeu Oqeanik, Parku i Greys Kelly, Katedralja e Shen Nikolles, më vonë vizita vazhdon në Portin e Condemine si dhe te Kazinoja e Monte Carlos. Vazhdimi i udhëtimit për në Nisë. Mbërritja në Nisë. Sistemimi në Hotel. Shëtitje në mbrëmje në Nisë ku do të vizitohen Rruga Kryesore e qytetit Rue de Jean Medecine, Esplanade Des Anglais, Sheshi Massena, Katedralja e Shën Nikollës, Palais de Justice.

Dita e Tretë. 20 Prill 2017: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Barcelonë. Ndalesë e shkurtër në Kanë (Cannes) për rreth 2 orë, ku do të vizitohen Monumenteve kryesore të qytetit. Vazhdimi i udhëtimit për në Barcelonë. Mbërritja në Barcelonë. Sistemimi në hotel.

Dita e Katërt, 21 Prill 2017: Mëngjesi në Hotel. Paradite, vizitë me guidë në dispozicion në monumentet kryesore te Barcelonës, si: Kodra Montjuik ku gjenden Stadiumi Olimpik dhe sheshet olimpike, Palau Catalan, Sheshi Espanja, Barceloneta, Kullat me te larta në këtë moment në qytet si Hotel Arts dhe Mapfre, Marina Olimpike, Fshati Olimpik e cila ka qenë shtëpia e atletëve gjatë lojrave Olimpike, Sagrada Familja. Vazhdon vizita në këmbë duke filluar nga Sheshi Catalunya në lagjen ku gjenden dy vepra të Antoni Gaudi si Casa Batllo dhe Casa Mila ose La Pedrera, më pas do të vizitohet Katedralja e Barcelonës, sheshi Shën Jaume, do të shikoni vendet e frekuentuara nga artisiti i famshëm Picasso dhe me pas vizitohet Muzeu Picasso, etj. Pasdite e lirë. Fjetje në Hotel.

Dita e Pestë, 22 Prill 2017: Mëngjesi në Hotel. Paradite, vizitë në Manastirin e Monserratit. Pasdite, Nisja për në Marsejë. Mbrritje në Marsejë, ku vizitohen Monumenteve kryesore të qytetit: Bazilika e shek të 19 Notre Dame De La Garde, Pallati Longchamp, Harku i Triumfit Tour D'Aix, Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Gjashtë, 23 Prill 2017: Mëngjesi në Hotel. Nisja në ora 8.00 për në Milano. Gjatë rrugës nalesa të shkurtra. Mbrritja në Milano, ku do të vizitohen Pallazo Sforzesco, Sheshi Duomo dhe katedralja e Milanos, Galeria e Vitorio Emanuele II, Teatri La Scala. Vazhdimi i udhëtimit për në Trieste. Sistemimi dhe Fjetje në hotel.

Dita e Shtatë, 24 Prill 2017: Mëngjesi në Hotel. Nisja nga Trieste për në Shqipëri. Fillimisht do të kalojmë nga Sllovenia dhe nëpërmjet pikës kufitare të Jelsane do futemi në Kroaci ku do të kalojmë nga Rijeka dhe pjesa bregdetare e Bregdetit Dalmat. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Mbërritje në Tiranë.
Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi me autobus Tiranë - Rijeka - Nisë - Barcelonë - Milano - Tiranë
2. Akomodim në hotel: Fjetje 2 netë në Barcelonë, 1 natë në Rijeka, 1 natë në Nisë, 1 natë në Marsejë dhe 1 natë në Treiste.
3. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
4. Shëtitjet me autobus sipas programit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume






Tel. : +35544510579

Cel. : +355695426258
 


Contact WhatsApp
Back
Top