• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Shitje

"Albanian HR Solutions Sh.p.k." është një kompani e mbështetur mbi një rrjet ekspertësh e cila ofron konsulencë dhe shërbime të ndryshme në Fushën e Burimeve Njerëzore.
Njoftojmë që Albanian HR Solutions sh.p.k. ka nisur procesin e selektimit për postin:


Menaxher Shitje
për qytetin e Tiranës


Kriteret dhe kualifikimet:

• Të ketë kryer studimet e larta (preferohet) në fushën e Ekonomisë dhe Biznesit.
• Të ketë minimumi 2 vite eksperiencë pune në pozicion të njëjte në fushën e shitjeve me pakicë /shumicë.
• Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të dijë të bëhet pjesë e grupit dhe të punojë në grup.
• Të ketë njohuri të mira të Marketingut dhe të parimeve dhe teknikave të reklamimeve, duke përfshirë sektorin e marketingut, rritjen e ofertës së produkteve, përfitimet nga shitjet.
• Të ketë njohuri të mira të paketës MS Office.
• Të ketë aftësi bindëse.
• Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze .



Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimet e tyre përpara datës 16.04.2017 në adresën e postës elektronike: alb@ahrs.al

*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.

Me ne më të sukseshëm!
 


Apply WhatsApp
Back
Top