• Tirane, ofroj vend pune Perfaqesues Shitjesh Biznes

E ardhmja është ABCom
Nëse mendoni se keni energjinë e duhur për të sfiduar mundësitë që ofrohen për ju nga ABCom, kompania e parë në Shqipëri, e cila prezanton ekskluzivisht për konsumatorin produktin 3N1, Internet, Televizion Dixhital Kabllor dhe Telefoni Fikse, një mundësi e shkëlqyer vjen për ju.
Ne jemi një kompani që rritet me shpejtësi dhe që vlerëson cdo punonjës me ambicie profesionale, duke sjellë një mentalitet të ri përsa i përket politikave të kompanisë dhe burimeve të saj njerëzore.
Në kuadër të zgjerimit të kompanisë dhe portofolios së produkteve të saj, kompania kërkon të rinj profesionistë me eksperiencë për pozicionin " Perfaqesues Shitjesh Biznes”, ne qytetin e Tiranes



Përgjegjësitë:


  • Menaxhon shitjet e sherbimeve, me fokus qendror klientet SME dhe Korporate.
  • Ruan marredhenie dhe informon vazhdimisht klientet ekzistues mbi produktet dhe sherbimet.
  • Merr pjese ne hartimin e planit te shitjeve te kompanise.
  • Promovon produktet dhe sherbimet, permes takimeve me klientet Biznes.
  • Krijon rrjetin e tij te shitjeve.
  • Ka objektiva mujore dhe punohet me bonus mbi keto objektiva
Profili:

  • Diplomë Universitare.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi
  • Aftësi produktive brenda limiteve kohore
  • Përgjegjshmëri në kryerjen dhe raportimin e detyrave.
  • Nivel i pëlqyeshëm i gjuhës angleze
Do të konsiderohet avantazh:

  • Eksperienca pune të mëparshme
Të nderuar kandidatë, ABCom është një kompani që ofron mundësi të shkëlqyera promovimi dhe karriere. Kjo mund të jetë mundësia juaj.
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një CV dhe një Letër Interesi në abcomhr@abcom.al ose në Zyrën e Burimeve Njerëzore të ABCom në adresën:ABCom Shpk, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, Kompleksi Green Park, Kulla 2, Kati V, Tiranë.
Për cdo informacion të mëtejshëm ju lutem të vizitoni faqen tonë www.abcom.al

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
 


Apply
Back
Top