• Tirane, ofroj vend pune Specialist Rekrutimi



MEGATEK
, hipermarketi me i madh i tipit “Do It Yourself” ne Shqiperi. i cili ofron shitje me shumice dhe pakice, po kërkon te punesoje:

Specialist Rekrutimi


Qellimi i Pozicionit:
Te menaxhoje procesin e rekrutimit dhe planifikimin e vazhdimesise duke synuar permbushjen me sukses te objektivavete paracaktuara.

Detyrat dhe Pergjegjesite:


  • Asiston ne procesin e planifikimit te fuqise punetore.
  • Bën raportimin e numrit të punonjësve aktuale në krahasim me planifikimin e fuqisë punëtore të përcaktuar në fillim të vitit dhe paraqet arsyet e devijimit nga plani.
  • Pergjegjes per procesin e rekrutimit dhe te integrimit te personelit te ri, duke perfshire planifikimin e fuqisë punëtore, krijimin e strategjisë së rekrutimit, postimi i pozitës, shqyrtimi dhe seleksionimi i kandidatëve, përgatitja e ofertës për punë, dhe integrimi i punonjësve.
  • Merr pjese dhe perfaqeson kompanine ne panaire pune apo ne evente te tjera qe lidhen me HR.
  • Propozon ide te reja per te permiresuar proceset e Burimeve Njerezore.
  • Ndihmon në procesin e identifikimit te pozitave kyce brenda kompanisë.
  • Krijon profilet dhe kriteret e nevojshme që duhen përmbushur për zëvendësuesit potencialë.
  • Identifikon zëvendësuesit potencialë të brendshëm dhe të jashtëm.
  • Në koordinim me departamentin e BNJ në bazë të të gjeturave që dalin nga Vlerësimi i Nevojave për Trajnim të zëvendësuesve potencialë, identifikon trajnimet e nevojshme për ngritjen e kapaciteteve të tyre.
  • Kryen detyra te tjera te percaktuara nga Drejtori i Burimeve Njerezore.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:


Edukimi:
Diplome Universitare.
Eksperiencë pune:
Te pakten 3 vite ekperience te meparshme ne pozicione te ngjashme.

Aftësite:


  • Aftesi te shkelqyera komunikuese.
  • Aftesi shume te mira ne zgjidhjen e problemeve dhe marrjen e vendimeve.
  • Aftesi per te menduar ne menyre proactive.
  • Aftesia per te ruajtuar informacionin konfidencial.
  • Ndjenje pergjejgjesie.
  • Aftesi per te punuar ne ngarkese.
  • Aftesi shume te mira nderpersonale dhe organizacionale.

Aftesi te tjera:

  • Njohuri shume te mira te gjuhes angleze.
  • Njohuri shumë të mira kompjuterike.


Procedura e Aplikimit:
Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dorezoni dokumentet e me poshte permendura:
1. CV te detajuar
2. Leter Interesi tek Divizioni i Burimeve Njerezore nepermjet njeres nga menyrat si ne vijim:
a. Me e-mail: burimenjerezore@megateksa.com
b. Duke derguar me poste ne adresen e meposhtme:
MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerezore
Autostrada Tirane-Durres km 7.
Tirana, Albania
 


Apply WhatsApp
Back
Top