• Korce, ofroj vend pune Magazinier

E ardhmja është ABCom
Nëse mendoni se keni energjinë e duhur për të sfiduar mundësitë që ofrohen për ju nga ABCom, kompania e parë në Shqipëri, e cila prezanton ekskluzivisht për konsumatorin produktin 3N1, Internet, Televizion Dixhital Kabllor dhe Telefoni Fikse, një mundësi e shkëlqyer vjen për ju.
Ne jemi një kompani që rritet me shpejtësi dhe që vlerëson cdo punonjës me ambicie profesionale, duke sjellë një mentalitet të ri përsa i përket politikave të kompanisë dhe burimeve të saj njerëzore.
Në kuadër të zgjerimit të kompanisë dhe portofolios së produkteve të saj, kompania kërkon të rinj profesionistë me eksperiencë për pozicionin " Magazinier”, ne degen e saj ne qytetin e Korces.

Përgjegjësitë:

  • Harton fletehyrje/fletedalje ne baze te faturave shoqeruese.
  • Kontrollon ne prani te dorezuesit te mallit artikujt dhe raporton mbi to.
  • Kontrollon mallrat qe behen dalje nga magazina.
  • Kryen numerimin fizik te magazines.
  • Rregjistron fletehyrje/fletedalje ne modulin e magazines.
  • Raporton mbi gjendjen e magazines.
  • Kryen cdo detyre tjeter te kerkuar nga supervizori.
Profili:


  • Diplomë e shkollës së mesme, (diploma e shkollës së lartë përbën avantazh)
  • Aftësi shumë të mira komunikimi
  • Aftësi të punojë nën presion.
  • Përgjegjshmëri në kryerjen dhe raportimin e detyrave.
  • Njohuri e gjuhës angleze, përbën avantazh.
Do të konsiderohet avantazh:

  • Eksperienca pune të mëparshme
Të nderuar kandidatë, ABCom është një kompani që ofron mundësi të shkëlqyera promovimi dhe karriere. Kjo mund të jetë mundësia juaj.
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një CV dhe një Letër Interesi në abcomhr@abcom.al ose në Zyrën e Burimeve Njerëzore të ABCom në adresën:ABCom Shpk, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, Kompleksi Green Park, Kulla 2, Kati V, Tiranë.
Për cdo informacion të mëtejshëm ju lutem të vizitoni faqen tonë www.abcom.al

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
 


Apply
Back
Top