• Tirane, ofroj vend pune part time Veteriner

Fondacioni Islamic Relief- Albania office është rregjistruar si një organizatë ndërkombëtare në Shqipëri me vendim gjykate nr. 44 me 14 Korrik 1994. Aktualisht Fondacioni operon në gjithë territorin e Shqipërisë me projekte te ndryshme zhvillimore në sektorët e edukimit, infrastrukturës, rritjes së kapaciteteve, mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut, shëndetësisë dhe në projekte sezonale si Kurbani dhe Ramazani.

Fonadacioni Islamic Relief Albania eshte e interesuar punesoj një veteriner për implementimin e projektit Shpërndarjes së Gjësë së Gjallë dhe Shpendëve për jetesë për grate kryefamiljare dhe familjeve në nevojë”.

QËLLIMI I PËRGJITHSHËM I POZICIONIT TË PUNËS:
Veterineri bën të mundur përzgjedhjen me cilesi, inspektimin e gjësë së gjallë dhe kushteve të tyre.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:
a. Të identifikojë specifikimet teknike për përzgjedhjen e perfituesve të projektit në bazë të specifikave të gjëve të gjalla dhe shpendëve.
- Specifikmiet e kushteve fizike të mbajtjes së gjësë së gjallë,
- Specifikimet e nevojave per ushqim dhe mbarështim të tyre,
- Te inspektoje dhe vlerësojë për secilin përfitues aftësitë për mbajtjen dhe mbarështimin e gjësë së gjallë dhe shpendëve.

b. Të japë vlerësim dhe të përcaktojë nevojat për vaksinimin e gjësë së gjallë dhe shpendëve.
- Të asistojë në përzgjedhjen e furnitorëve të mudshëm,
- Të asistojë në përzgjedhjen e gjesë gjallë dhe shpendeve në fermat e mundshme,
- Të bëjë vlerësimin teknik-bilogjik të vaksinimit të tyre,
- Të japë vlerësimin e tij në lidhje me blerjen e tyre.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret si më poshtë:

Arsimi:
• Arsimi i lartë për Veterinari

Përvoja :
• Preferohet jo me pak se 2 vit pune përvojë në këtë sektor.

Tjetër:
• Aplikuesi duhet të paraqesë cdo certificatë profesionale që mbështet aftësitë e tij.
• I aftë për të hartuar raporte kur kërkohet.
• Të ketë aftësi të mira komunikuese, koordinuese dhe të punës në grup.
• I gatshëm për të udhëtuar në destinacione të ndryshmë të Shqipërisë me ekipin e IRA


Aplikimi duhet të përmbajë:


• CV e detajuar të aplikantit,
• Certifikatat e zotërimit të aftësive teknike profesionale të veterinarisë,


Afati i fundit për aplikim është 8/04/2017

Aplikimi bëhet në adresën e IRA: info@islamicrelief.al
Per cdo informacion mund te kontaktoni ne numrin: 0676007676
 


Apply WhatsApp
Back
Top