• Tirane, Trajnim - Android Development

Qendra e Teknologjise LINK njofton per formimin e grupeve te reja per trajnimin "Android Development".
Ky trajnim zhvillohet sipas planit mesimor te meposhtem dhe eshte i orientuar kryesisht ne praktike.

Plani Mesimor:


Leksioni 1 : Ndertimi i nderfaqeve

  1. Hyrje ( Prezantim me kursin dhe menyra e shperndarjes se leksioneve)
  2. Llojet e elementeve perberes te nderfaqes qe perdoren ne Android
  3. Hyrje ne sintaksen XML
  4. ViewGroups dhe llojet e tyre
  5. LinearLayout - Pozicionimi i elementeve ne layout
  6. RelativeLayout - Pozicionimi i elementeve ne layout
Praktika 1

  1. Instalimi dhe konfigurimi i ambientit te programimit ne Android Studio
  2. Krijimi i aplikacionit Hello World (Shpjegim i nderfaqes dhe ekzekutimit te aplikacioneve)
  3. Krijimi i aplikacionit Kartolina ( Shpjegim i stilimit te elementeve te nderfaqes)
Mini Quiz

Leksioni 2 : Ndertimi i nje aplikacioni interaktiv

  1. Krijimi i aplikacionit Kafe JAVA, planifikimi, design
  2. Kodim ne java, perdorimi i variablave
  3. Krijimi i butonave, perdorimi i metodave
  4. ViewGroups te mbivendosura dhe diagramat e hierarkise
  5. Variablat String dhe veprimet mbi to
Praktika 2

  1. Praktike perdorimi i variablave inicializimi, vleresimi dhe perditesimi
  2. Ndertimi i aplikacionit Counter (Shpjegim i perdorimit te variablave)

Mini Quiz
Leksioni 3: Programimi i orientuar nga objekti

  1. Hyrje(Hyrje ne JAVA dhe OOP)
  2. Metodat. Inputet, parametrat dhe rezultatet e metodave
  3. Lidhja e nderfaqes XML me kodin ne JAVA
  4. Klasat dhe objektet ne JAVA
  5. Leximi dhe shkrimi i te dhenave te nderfaqes nepermjet kodit ne JAVA
  6. Elementet CheckBox dhe variablat e tipit Boolean
  7. Kodimi i kushtezuar. Sintaksa IF...ELSE
  8. Hyrje ne Intents
  9. Stilet dhe Temat e nderfaqes
  10. Permbledhje

Projekti Final / Provim
Ne varesi te deshires se studenteve mund te percaktojme menyren e testimit perfundimtar me projekt ose me provim.
Provimi do te kryhet ne formen e nje quiz-i me alternativa dhe shkrim qe perfshin te gjitha njohurite e marra gjate kursit.
Projekti nese zgjidhet nga studentet mund te jete krjimi i nje aplikacioni te thjeshte Android qe perdor por nuk kufizohet ne perdorimin e te gjitha njohurive te marra pergjate kursit.

Qellimi i projektit eshte krijimi i nje aplikacioni edukues qe u meson perdoruesve 5 gjera te reja per nje teme te caktuar. Tema duhet te jete individuale dhe zgjidhet nga secili student.
Projekti perfshin kombinimin e ideve dhe aftesive qe jane marre gjate kursit:

  • Planifikimi i design-it perpara kodimit
  • Kalimi i design nga vizatimi ne XML
  • Krijimi, pozicionimi dhe stilimi i elementeve te nderfaqes
  • Interaktiviteti i aplikacionit permes klikimit te butonave dhe kodit JAVA
Komentet dhe dokumentimi i kodit

Trajnimi do zhvillohet 3 here ne jave.


Trajnimi permban 40 ore mesimore ne total.

Trajnimi do zgjase 6 jave.
Dhe kushton vetem 20.000 lek te reja.

Ne fund te Trajnimit pajiseni me certifikate, e cila njihet brenda dhe jashte vendit.

Menyrat e Kontaktit:
Facebook: www.facebook.com/LINKCenterofTechnology
e-mail: qendralink@gmail.com
Web: www.qendralink.com




Cel. : 067 39 77 111
 


Contact WhatsApp
Back
Top