• Tirane, ofroj vend pune part time Veteriner (Konsultë Teknike)

Islamic Relief Worldwide një Organizatë e pavarur Jo-Qeveritare (OJQ) themeluar ne UK në 1984. Fondacioni “Islamic Relief Worldwide” e ka zanafillën në Shqipëri ne vitin 1991.
Islamic Relief- Albania office është rregjistruar si një organizatë ndërkombëtare në Shqipëri me vendim gjykate nr. 44 me 14 Korrik 1994. Aktualisht Fondacioni operon në gjithë territorin e Shqipërisë me projekte te ndryshme zhvillimore në sektorët e edukimit, infrastrukturës, rritjes së kapaciteteve, mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut, shëndetësisë dhe në projekte sezonale si Kurbani dhe Ramazani.

Fonadacioni Islamic Relief Albania për implementimin e projektit Shpërndarjes së Gjësë së Gjallë dhe Shpendëve për jetesë të nënave dhe familjeve në nevojë” është e interesuar të nënkontraktoj:

VETERINER

Qëllimi i bashkëpunimit:
Qëllimi kryesor i marëveshjes është të garantohet një përzgjedhje me cilesi, inspektimin e gjësë së gjallë dhe kushteve të tyre.

Pritshmërite e marreveshjes:
Konsulta pritet të mbështesë projektin e “Shpërndarjes së Gjësë së Gjallë dhe Shpendëve për jetesë të nënave dhe familjeve në nevojë”, procedurat dhe informacioni teknik të nevojshëm, me qëllim që të bëhet një shpërndarje sa më efektive e tyre drejt përfituesve.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:
a. Të identifikojë specifikimet teknike për përzgjedhjen e perfituesve të projektit në bazë të specifikave të gjëve të gjalla dhe shpendëve.
- Specifikmiet e kushteve fizike të mbajtjes së gjësë së gjallë,
- Specifikimet e nevojave per ushqim dhe mbarështim të tyre,
- Te inspektoje dhe vlerësojë për secilin përfitues aftësitë për mbajtjen dhe mbarështimin e gjësë së gjallë dhe shpendëve.

b. Të japë vlerësim dhe të përcaktojë nevojat për vaksinimin e gjësë së gjallë dhe shpendëve.
- Të asistojë në përzgjedhjen e furnitorëve të mudshëm,
- Të asistojë në përzgjedhjen e gjesë gjallë dhe shpendeve në fermat e mundshme,
- Të bëjë vlerësimin teknik-bilogjik të vaksinimit të tyre,
- Të japë vlerësimin e tij në lidhje me blerjen e tyre.

Paraqitja e ofertave:

Tekniku/konsulenti që aplikon për rolin e përmendur duhet të zhvillojë një propozim të detajuar bazuar mbi kërkesat dhe objektivat përcaktuar në termat e referncës, përfshirë aktivitetet e planifikuara, mënyrat dhe metodologjitë e përzgjedhjes së përfituesve dhe gjësë së gjallë, shpenzimet e drejtpërdrejta dhe një buxhet të thjeshtë me zërat bazë për cdo veprim të planifikuar.

Plani i Veprimit:

Pas procesit të përzgjedhjes së specialistit dhe kontraktimit të tij, misioni i parë që është vendosja e kushteve për mbajtjen e gjësë së gjalle dhe shpendëve nga përfituesit dhe përzgjedhja e tyre duhet të realizohet Brenda 3 javësh.

Kualifikimet e kandidatit:

· Aplikuesi duhet të paraqesë cdo certificatë profesionale që mbështet aftësitë e tij,
· Të ketë experiencë jo më pak se 5 vite si veteriner,
· Të ketë eksperienca të mëparshme në ferma të ndryshme të mbarështimit të gjësë së gjallë dhe shpendëve,
· I aftë për të hartuar raporte kur kërkohet,
· Te siguroj fature për sherbimet e kryera
· I gatshëm për të udhëtuar në destinacione të ndryshmë të Shqipërisë me ekipin e IRA.


Proçesi aplikimit:
Aplikimi duhet të përmbajë:

· CV e detajuar të aplikantit,
· Certifikatat e zotërimit të aftësive teknike profesionale të veterinarisë,
· Një përshkrim të shkurtër të ndonjë projëkti të ngjashëm të mëparshëm (nëse ka),
· Dy referenca,
· Cmimin e kërkuar për ofrimin e konsulencës së tij,


Afati i fundit për aplikim është 1/04/2017

Aplikimi bëhet në adresën e IRA: info@islamicrelief.al
Per çdo informacion: Cel: 0676007676
 


Apply WhatsApp
Back
Top