• Tirane, ofroj vend pune Asistent Menaxher

“Te Stela Resort” kërkon të punësojë :

ASISTENTË MËNAXHER PËR RESTORANTIN “BEERGARDEN”

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

1. Monitoron shërbimin.
2. Të ruajë standartet e larta për kontrollin e cilësisë, të higjenës, të shëndetit dhe të sigurisë në punë.
3. Të ndihmojë në çdo hapësirë të restorantit sipas situatave dhe nevojave që mund të paraqiten.
4. Trajnimi i stafit.
5. Marrja e masave paraprake për parapërgatitjen e shërbimit.
6. Propozon masat Disiplinore ndaj stafit.
7 Eshte pergjegjes per mbajtjen e inventareve
8. Ndjek me rigorozitet shërbimin e sallës dhe ndërhyn në moment krititke për të përmirësuar ecurinë dhe mbarëvajtjen e shërbimit në salë.
9. Merr direktiva nga menaxheri dhe e zëvënëson atë kur nuk është i pranishëm.
10.Ndjekë dhe asiston në përmbushjen e cilësisë ushqimore, cilësisë dhe pastërtisë.
11.Ndjek proçedurën e furnizimeve
12.Raporton tek menaxheri për çdo ndryshim apo problematikë
13.Ndjek me përpikmëri oraret e stafit dhe ndryshimet e mundshme.

KËRKESAT PËR KANDIDATIN

Të ketë përfunduar Arsimin e lartë për Menaxhim
Të ketë mbi 3 vite eksperiencë pune të ngjashme
Të jetë fleksibël me oraret e punës
Të jetë i komunikueshëm
Të ketë njohuri shumë të mira të një gjuhe të huaj

Personat e interesuar mund te dergojne cv-te e tyre brenda datës 31.10.2017 në adresat e mëposhtme:

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.


Email: burimenjerezore@testela.al
Tel: 0684034463
Adresa: Autostrada Tr-Dr, Km 7 Mezez, Kashar Tirane

Të dhënat tuaja do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbeshtetje të legjislacionit në fuqi
për mbrojtjen e të dhënave personale. Më konkretisht sipas percaktimeve të Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, Ligjit ne fuqi (Nr. 9887 date 10.03.2008) "Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale" dhe akteve nenligjore per zbatim.
 


Apply WhatsApp
Back
Top