• Durres, Tirane - Sherbime kontabiliteti financiar

Studio Evis Kajana eshte nje studio kontabiliteti me nje eksperience shumevjecare. Studio drejtohet nga Kontabel i Miratuar Evis Kajana (Milaqi), e cila prej shume vitesh eshte anetare e Institutit te Kontabilisteve te Shqiperise dhe Kandidate per Institutin e Eksperteve te Autorizuar te Shqiperise.
Studio ofron sherbime te specializuara, asistence dhe konsulence ne perputhje me standartet kombetare dhe nderkombetare te kontablitetit dhe te legjislacionit fiskal. Gjithashtu studio ofron konsulence fiskale, administrative, financiare dhe asistence ligjore per shoqerite tregtare, per individe dhe profesioniste. Rregjistrimi i te dhenave per cdo biznes kryhet nepermjet software dhe suporteve informatike bashkekohore. Sherbimet tona mbulojne gjithe aktivitetin e biznesit qe nga themelimi, periudha e Start Up dhe ne vazhdim, duke asistuar ne menyre konstante dhe te personalizuar klientet tane. Klientela e Studios ka nje shtrirje ne te gjithe Shqiperine qendrore dhe sidomos ne Tirane dhe Durres.
Kryqezimi i njohurive profesionale te kontabilitetit, dhe legjislacionit shqiptar me kulturen dhe mentalitetin e perendimit si dhe komunikimi perfekt ne anglisht dhe italisht, kane mundesuar qe klientet tane te jene jo vetem shqiptare por dhe nga vendet e Bashkimit Europian sidomos italiane. Konsulenca qe nga regjistrimi i biznesit e ne vazhdim si dhe asistenca lidhur me lejeqendrimet, ambientet me qera, dhe sherbimeve te tjera sociale, kane mundesuar ofrimin e nje sherbimi te kompletuar per shtetasit e huaj qe investojne ne Shqiperi. Studio ofron mbajtjen e kontabilitetit si me poshte:

Per Shoqerite private & Shteterore:


· Hartimi i Pasqyrave Financiare
· Bilanci (Pasqyra e Pozicionit Financiar)
· Pasqyra e te Ardhurave dhe Shpenzimeve (Pasqyra e Performances Financiare)
· Pasqyra e Levizjeve te Kapitalit,
· Paqyra e Fluksit Monetar
· Shenimet Shpjeguese
· Regjistrimin e Librave te Blerjes dhe te Shitjes dhe deklarimin e tyre
· Procedurat e Import – Eksportit prane Drejtorise se Doganale
· ListePagesa perllogaritja dhe deklarimi
· Deklarimi i TVSH
· Sigurimet Shoqerore, TAP
· Parapagim Tatim Fitimi
· Tatim ne Qera
· Pagesa te Taksave Vendore
· Regjistrim analitik i veprimeve të arkës
· Regjistrimi analitik i faturave tatimore të shitjes dhe blerjes
· Regjistrim analitik të bankave dhe instuticioneve të ndryshme financiare
· Regjistrim analitik i veprimeve të magazinës
· Hartim i inventarëve periodik vjetor të produkteve, mallrave dhe aseteve
· Pasqyra e AAM
· Analiza e kostove të blerjes dhe cmimeve te shitjes

Per Individet dhe Profesionistet:

· Pregatitja e Pasqyrave te Ardhurave dhe Shpenzimeve
· Deklarimet Vjetore te Tatimit mbi te Ardhurat Personale
· Perllogaritje e Tatimit ne Burim per te ardhura te perfituara nga dhenia me qera
· Inventaret dhe Pasqyrat e Amortizimeve
· Deklarimet periodike te Sigurimeve Shoqerore e Shendetsore
· Tatimit te Thjeshtuar per biznesin e vogel
· Deklarimi i taksave indirekte dhe lokale
· Mbajtja e llogarive te sherbimeve

Duke ju garantuar per nje sherbim profesional, ju falenderojme paraprakisht dhe ju ftojme te na kontaktoni duke ju ofruar sherbimet e Studios ne funksion te nevojave te biznesit tuaj

Studio Kontabiliteti Evis Kajana

tel: +355(0)686071982
adersa: Lagja n. 3, Rruga Egnatia n. 14, Durres (Alb)
website: www.studio-eviskajana.com
email: eviskajana@yahoo.it
 


Contact
Back
Top