• Tirane, ofroj vend pune Suport Teknik Niveli 2 per Biznesin

Mundësi e re punësimi për të interesuarit!
“Digicom” sh.p.k, është krijuar në vitin 2014 dhe ka për objekt ofrimin e shërbimit të telekomunikacionit me anë të teknologjisё së rrjetit me fibër optike dhe IP. Ofron në fushën e komunikimeve elektronike shërbime për trasmetime të dhënash/internet, shërbime për telefoni publike të qëndrueshme (telefoni fikse), shërbime të trasmetimit të të dhënave, shërbime të linjave me qera, shërbime telefonie me kartë të parapaguar, shërbime Voip dhe shërbime të trasmetimit të të dhënave (data), IP TV.
Në kuadër të investimeve të vazhdueshme dhe zgjerimit të rrjetit, për një periudhë të shkurtër, Shoqëria Digicom ka përmirësuar ndjeshëm cilësinë e shërbimit duke fituar në këtë mënyrë edhe besueshmërinë e klientëve të saj.
Bazuar në kontekstin e zgjerimit dhe rritjes së Shoqërisë, kërkot staf për t’u bërë pjesë e ekipit të teknikës.
Dhe pikërisht nëse je dinamik(e), i/e përkushtuar ndaj rezultateve dhe dëshiron të bëhesh pjesë e departamentit Teknik, të ftojmë të aplikosh për pozicionin e mëposhtëm.

Titulli i pozicionit: Suport Teknik Niveli 2 per Biznesin

Detyrat/Përgjegjësitë:
Puna konsiston në suportin e klientëve biznes për shërbimet Internet, Data, Telefoni, IPTV , IT.

Kërkesat bazë:

  1. Të ketë arsimin e lartë në fushën e IT ose të ngjashme dhe eksperiencë pune në ketë fushë.
  2. Të ketë eksperiencë në marrëdhëniet me klientët.
  3. Të njohë sistemet e ndryshme operuese Windows, MacOS (Linux përbën avantazh).
  4. Të ketë eksperiencë në rrjetet informatike LAN, WAN. Të ketë eksperiencë me WIFI.
  5. Të njohë sistemet telefonikë si Vicidial, Asterisk, etj.
  6. Të dijë të përdorë programet remote desktop, Team Viewer, VNC, etj.
  7. Të njohë teknologjinë FTTH (Avantazh).
  8. Të jetë i komunikueshëm.
  9. Të jetë i aftë të punojë 50% të kohës tek klientët dhe të jetë fleksibël me oraret.
  10. Të përdorë shumë mirë programet e përditshme të paketës Ms Office.
  11. Të njohë gjuhën angleze (njohja e gjuhëve të tjera përbën avantazh).
  12. Të ketë leje drejtimi të tipit B.
Pagesa dhe kushtet e punës janë shumë konkuruese dhe do të jenë në përputhje me eksperiencën e kandidatit.
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e postës elektronike: hr@digicom.al.
Duke ju falenderuar për aplikimin tuaj, ju njoftojmë që do të kontaktohen vetëm aplikantët e përzgjedhur për intervistë.
 


Apply
Back
Top