• Tirane, ofroj vend pune Drejtor i Departamentit te Finances

FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE
Drejtori i Departamentit te Financës ndjek dhe menaxhon Departamentin e Finances, i cili perbehet nga nje staf prej 7-12 vetash. Mbikqyr dhe kane ne ngarkim veprimtarinë ekonomiko-financiare, mirë-administrimin e vlerave materiale e monetare të kompanise.Drejtori i Financës zbaton me përpikmëri planin e buxhetit dhe raporton për të sipas afateve të përcaktuara, mbikqyr mbajtjen e kontabilitetit sipas ligjeve në fuqi dhe raporton për bilancin sipas afateve të kërkuara.



DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
-Harton bilancin kontabël dhe e paraqet atë në afatet dhe destinacionet e kërkuara;
-Planifikon dhe ndjek ekzekutimin e pagesave sipas afateve te tyre kontraktore e ligjore ;
-Ndjek dhe plotëson dokumentacionin justifikues për pagesat që kryhen në nepërmjet bankës;
-Ndjek dhe plotëson dokumentacionin justifikues për pagesat që kryhen nga arka në perputhje me rregulloret e kompanise;
-Organizon punën përmbajtjen e kontabilitetit sipas ligjeve dhe udhëzimeve në fuqi; Harton dhe ndjek zbatimin e planit të inventarëve;
-Përgjigjet për ruajtjen e dokumentacionit financiar sipas periudhave të përcaktuara në ligj;
-Ndjek dhe kontrollon realizimin e kontratave në vlerë;
-Kontrollon zbatimin e procedures për blerjet e vogla, konform praktikave të prokurimit;
-Harton dhe dërgon në afat të gjitha evidencat që i përkasin degës së financës;
-Bën kontrollin e arkës ne menyre periodike;
-Organizon dhe kryen kontrolle të befasishme në magazinat e Kompanisë;
-Raporton mbi relaizimin e të ardhurave nëpërmjet evidences së realizimit të tyre, dhe planifikon përdorimin e tyre në përputhje me nevojat e Administratorit;
-Monitoron librin e të ardhurave dhe shpenzimeve sipas Programit Financiar;
-Kryen analiza ekonomiko-financiare periodike,dhe merr masa për zbatimin e detyrave të caktuara, kontrollon përgatitjen e dokumentacionit sipas vendimeve në fuqi;
-Ndjek lëvizjen e materialeve nga magazinat me qëllim mos krijimin e stoqeve të tyre;
-Ndjek dhe jep opinion mbi veprimet e departamentit te Finances me qellim permbushjen e te gjitha detyrimeve ligjore e rregullatore;
-Ndjek dhe shperndan detyrat e punonjesve ne departamentin e Finances.

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Edukimi lartë në Ekonomi Financë/Kontabilitet;
Eksperiencë Pune: Minimumi 3 vjet experience pune në pozicionin Drejtori Departamentit të Finances.Preferohet experience ne fushen e telekomunikacionitdhe/ose ne fushen e ndertimit.



Aftësi:
-Aftësi të shkëlqyera në programet financiare Alpha Business, Alpha Web;
-Aftësi komunikuese dhe negociuese;
-Aftësi të shkëlqyera për të krijuar dhe mbajtur komunikim korrekt dhe të përditshëm me administratën dhe palët e treta;
-Aftësi të shkëlqyera në komunikimdhe shkrim në gjuhën angleze;

Te interesuarit te dergojne CV e tyre prane adreses elektronike : hr@digicom.al duke vendosur ne subject titullin e pozicionit qe kerkohet.
 


Apply
Back
Top