• Tiranë, ofroj vend pune Administrator Rrjetash Telekomunikacioni

Mundësi e re punësimi për të interesuarit!
“Digicom” sh.p.k, është krijuar në vitin 2014 dhe ka për objekt ofrimin e shërbimit të telekomunikacionit me anë të teknologjisё së rrjetit me fibër optike dhe IP. Ofron në fushën e komunikimeve elektronike shërbime për trasmetime të dhënash/internet, shërbime për telefoni publike të qëndrueshme (telefoni fikse), shërbime të trasmetimit të të dhënave, shërbime të linjave me qera, shërbime telefonie me kartë të parapaguar, shërbime Voip dhe shërbime të trasmetimit të të dhënave (data), IP TV.
Në kuadër të investimeve të vazhdueshme dhe zgjerimit të rrjetit, për një periudhë të shkurtër, Shoqëria Digicom ka përmirësuar ndjeshëm cilësinë e shërbimit duke fituar në këtë mënyrë edhe besueshmërinë e klientëve të saj.
Bazuar në kontekstin e zgjerimit dhe rritjes së Shoqërisë, Digicom është në kërkim të Administrator Rrjetash Telekomunikacioni,

Detyrat kryesore:
1. Administron rrjetin kryesor dhe atë të shpërndarjes së Digicom.
2. Modelon topologjinë e rrjetit, konfigurimet e tij, politikat e aksesimit të paisjeve të rrjetit, akseset e ndryshme, etj.
3. Administron lidhjet me upstreamet, përcakton konfigurimet e nevojshme të protokolleve rilevante (BGP, IP MPLS, OSPF, TCP/IP, etj).
4. Teston dhe optimizon shërbimet e reja.
5. Krijon dhe mirëmban dokumentacionin e rrjetit aktual.
6. Planifikon në mënyrë proaktive kërkesat për shtesa dhe ndryshimet e domosdoshme të konfigurimeve dhe/ose paisjeve për t’iu përgjigjur në kohë kërkesave të kompanisë.
7. Planifikon dhe këshillon ndryshimet e nevojshme në rrjetin fizik për të vendosur, përmirësuar nivelet e redundances së rrjetit.
8. Planifikon, kryen backup-et e nevojshme të sistemeve të rrjetit, sipas procedurave dhe metodave.
9. Përmirëson në mënyrë të vazhdueshme këto procedura dhe metoda.
10. Aplikon përditësimet e nevojshme të sistemeve operues të rrjeteve, patchet dhe ndryshimet e konfigurimeve.
11. Konfigurime dhe zgjidhje problemesh (troubleshooting).
12. Menaxhimi i rangeve të IP-ve (Ipv4 dhe Ipv6), dokumentimi i përdorimit të tyre.

Kërkesat dhe kualifikimet:
1. Kandidati duhet të ketë mbaruar arsimin e lartë (të preferueshme janë dega e elektronikës, informatikës ose duhet të ketë eksperiencë të dallueshme).
2. Të paktën 5 vjet punë në telekomunikacion dhe të pakten tre vjet në pozicionin e administrimit të rrjetit kryesor.
3. Preferohen kandidatët që kanë certifikata Cisco CCNA, CCNP, CCIE të vlefshme.
4. Kandidati duhet të njohë gjuhën angleze të shkruar, lexuar dhe folur.
5. Kandidati duhet të njohë programet e dokumentimit si Visio, paketën Office.
6. Ai duhet të dijë të dokumentojë si duhet rrjetin, konfigurimet, procedurat bazë, etj.
7. Leje drejtimi të automjetit.

Ofrohet pagesë shumë e kënaqshme.

Të gjithë të interesuarit jane të lutur të nisin CV-në në adresën e emailit; hr@digicom.al duke specifikuar dhe pozicionin për të cilin aplikojnë.

Ju faleminderit!
 


Apply
Back
Top