• Tirane, ofroj vend pune MENAXHER KLIENTESH 'BIZNES I VOGEL'

International Commercial Bank sh.a operon në tregun shqiptar për një periudhë prej 20 vjetësh. Është një bankë e qëndrueshme dhe është pjesë e grupit 'ICB Financial Group Holding Ag' regjistruar në Zvicër. International Commercial Bank ofron mundësi të barabarta punësimi. Aktualisht, Banka ka dy pozicione të lira për 'Menaxher Klientësh' /Biznesi i Vogël në rrethin e Tiranës. Kriteret për këtë pozicion janë renditur si më poshtë:

Pozicioni: Menaxher Klienti/Biznes i Vogël
Raporton te: Drejtori i Shitjeve/ Biznes i Vogël

Qëllimi i pozicionit: Të marketojë dhe të shesë produktet e bankës kryesisht kreditë ndaj Biznesit të Vogël si dhe të zhvillojë dhe mirëmbajë portofolin e klientëve

Përgjegjësitë kryesore përfshijnë:
1. Bën shitje të kryqëzuar të produkteve dhe shërbimeve të Bankës si depozita, kredi, transferta etj.kryesisht në terren
2. Forcon marrëdhëniet me klientët ekzistues dhe siguron që vlera e tyre të rritet
3. Ndërton dhe zhvillon një portofol klientësh me produkt kryesor kredi për Biznesin e Vogël dhe siguron shërbim të shkëlqyer
4. Mbledh dokumentat përkatës të kredi-kërkuesve si dhe kryen vizita pranë ambienteve të klientëve
5. Kryen analizën financiare të biznesit dhe vlerëson aftësinë paguese të tij
6. Njeh shumë mirë produktet e Bankës si dhe ato të konkurentëve

Profili individual i dëshiruar:
-Të jetë i diplomuar
-Të ketë minimumi 1-2 vjet eksperience (preferohet eksperiencë në shitje kredie në segmentin e Bizneseve të Vogla )
-Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze
-Të zotërojë mirë paketën kompjuterike të Microsoft
-Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe shitëse
-Të jetë proaktiv dhe t'i pëlqejë marrëdhënia me klientët
-Të adaptohet lehtë dhe të ketë iniciativë


Personat e interesuar duhet të dërgojnë CV-të të shoqëruar me kopje të diplomës brenda datës 28 Shkurt 2017 në adresat e poshtëshënuara.

-e/mail: info@icbank-albania.com ose

Rr:"Murat Toptani',Godina'Eurocol'
pranë Infosoft,kati i 8-të,Tiranë

Vetëm personat e përzgjedhur do të thirren për intervistë.
Banka do të trajtojë të gjitha të dhënat personale në mënyrë konfidenciale

 


Apply
Back
Top