• Te Stela Resort kerkon "Shef Salle" per restorant

Te Stela Resort kerkon te punesoje:

Shef Salle per Restorantin "Beergarden"


Krye Kamarieri ka si detyrë kryesore të mbikqyr punën e stafit të shërbimit në Restorant (kamarier, banakier) si dhe menaxhon me kujdes dhe sukses fluksin dhe kërkesat e klientëve.



Detyrat

1. Eshte përgjegjës për shërbimin ndaj klientëve dhe kujdeset që shërbimi të jetë i saktë, cilësor, me etike dhe mirësjellje.
2. Koordinon punën midis kamarierëve dhe personave të tjerë në sallë për maksimizimin e shërbimit gjatë gjithë ditës si dhe në oraret e pikut.
3. Bën prezantimin e menusë tek klientët dhe jep përgjigje ndaj pyetjeve që mund t’ju bëhen nga klientët si dhe mund të bëjë rekomandime sipas kërkesës.
4. Siguron qe klientët të marrin porosinë në kohë.
5. Kontrollon nëse klientët janë të kënaqur.​
6. Merr masa për rregullimin e çdo problemi ose komunikimi me klientin.
7. Siguron qe tavolinat dhe karriget jane te pastra.


Kualifikimet / Kërkesat

1. Aftësi për t’i kushtuar vëmendje c’ka i kërkohet nga klientët, të jetë në gatishmëri për të ndihmuar njerëzit dhe të jenë vigjilent ndaj reagimeve të tyre.

2. Mbi 3 vite experience në pozicion të njëjtë ose të ngjashëm .
3. Përbën avantazh eksperienca në restorante të njohura
4. Perparesi kanë personat që janë të çertifikuar në fushën e hoteleri-turizmit.

Kushtet

- Puna është me turne
- Transporti është i garantuar nga shoqëria
- Paga konkurruese (pagë fikse + bonuse)


Personat e interesuar mund të na kontaktojnë në adresat e mëposhtme brenda datës 30.10.2017.


email: burimenjerezore@testela.al
Tel : 0684034463
Adresa: Autostrada Tirane - Durres Km7, Mezez-Kashar, Tirane

 


Apply WhatsApp
Back
Top