• Durres, ofroj vend pune Sales Advisor

14691067_1428224313859156_4296056314385928494_n.jpg

Sherbimi I shkelqyer kerkon njerez te shkelqyer!

Ne jemi gjithmonë në kërkim të njerëzve të jashtëzakonshëm për t'u bashkuar me ekipin tonë dhe për të ndihmuar në rritjen e vazhdueshme te kompanisë. Nëse jeni energjik dhe nëse mendoni se keni çfarë ju nevojitet për t'i shërbyer klientëve tanë më mirë çdo ditë, do të dëshironim të kontaktoheshim nga ju!

Mektrin Motors është grupi më i madh automotiv në Shqiperi. Si Perfaqesue Zyrtar i 5 markave te medha automobilistike (Jaguar, Land Rover, Volvo Car, Renult Trucks dhe Volvo Trucks), ne besojmë se automjetet tona janë të mrekullueshme, por njerëzit tanë janë të jashtëzakonshëm!

Aktualisht jemi ne kerkim te nje punonjesi ne pozicionin e Sales Advisor.



Detyrat Kryesore

-Prezantimi dhe Promovimi i Automjeteve tek klientet dhe vizitoret e salloneve te ekspozimit.
-Mbajtja e mardhenieve te vazhdueshme me klientet ekzistues dhe kontakt per kliente te rinj.
-Organizimi dhe prezantimi tek klientet i materialeve informuese mbi automjetet dhe mbi menyrat e financimit.
-Ndjekja e te gjithe procesit te shitjes, nga prezantimi deri ne dorezimin e mjetit, si dhe dokumentacionit perkates.
-Kontrolli dhe mirembajtja e mjeteve te reja per shitje.
-Detyra te tjera ne lidhje me aktivitetin e shitjes.


Kualifikimet / Kërkesat

1- Te kete mbaruar Arsimin e Larte.
2- Te jete zoterues shume i mire i gjuhes Angleze.
3- Te jete ne gjendje te perdori paketen Office.
4- Te kete aftesi shume te mira komunikuese dhe prezantuese.
5- Te kete njohuri ne fushen e Automobilave (perben avantazh).
6- Te kete eksperience ne fushen e Manaxhimit dhe Shitjes.
7- Te jete i pajisur me Leje Drejtimi per automjete.



Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen per ne fazat e metejshme.
Aplikimi mund te kryhet duke derguar me email CV ne adresen hr@mektrin.al.
 


Apply
Back
Top