• Tirane, ofroj vend pune Junior HR Assistant

EPPC Albania në kuadër të zgjerimit të aktiviteteve të saj, kërkon një JUNIOR HR ASSISTANT.

Përgjegjësitë Kryesore:

· Përgatit njoftimet e punës dhe i publikon ato në portale dhe media sociale;
· Mbledh dhe seleksionon CV-të e kandidatëve në linjë me kërkesat dhe kriteret e pozicioneve të punës si dhe njofton kandidatët e përzgjedhur për intervistë;
· Zhvillon intervista telefonike dhe përgatit një short listë me kandidatë për tu intervistuar drejtpërdrejtë nga personat përgjegjës të departamentit;
· Mban dhe ruan CV-të në mënyrë sistematike dhe lehtësisht të aksesueshme;
· Mirëmban dokumentacionin fizik dhe elektronik në lidhje me departamentin përkatës;
· Detyra administrative mbështetëse si: e-mail, fotokopje, skanime, printime etj.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

· Diplomë Universitare; (E preferueshme në Shkencat Sociale/ Juridike/Komunikimit)
· Përvojë e mëparshme në pozicione të ngjashme është avantazh; (vlerësohen edhe eksperiencat si Intership)
· Të zotërojë shumë mirë gjuhët Angleze dhe Italiane;
· Përdorimi i Mediave Sociale; (Fb, Instagram, Linked In, etj)
· Përdorimi i MS Office; (Word-Excel-PP)
· Aftësi të mira organizative, komunikimi , bashkëpunimi dhe etikë të mirë prezantimi.

Të dhënat:

Pozicioni: Junior HR Assistant;
Vendndodhja: Tiranë (Zona e Liqenit Artificial);
Orari: 40 orë në javë;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 20.02.2017.


Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top