• Tirane, kerkojme Specialist të Mediave dhe platformave sociale

Unipress sh.p.k., kompania e suksesshme e medias së shkruar së gazetës “Shekulli”, librave Max, revista “Bota në vitin....” kërkon:

Titulli : Specialist të Mediave dhe platformave sociale

Qëllimi i Pozicionit: Të ndihmojë kompaninë për të promovuar produkte, informacione dhe aktivitete. Me anë të shkrimeve, fotove, videove, të promovimit dhe manaxhimit në web të rrisë audience on line si dhe shitjet respektive të produkteve të medias sonë.
Përshkrimi i punës:
· Të zhvillojë e implementojë strategjitë marketing në web si facebook, instagram, twitter, linked in dhe ndërveprimin e tyre.
· Të ndjekë debatin on line si dhe ta zhvillojë këtë debat në përputhje me synimet e medias.
· Të punojë me fotografët, dizanjerët dhe specialistët e webit të ngarkuar në detyrë e të jashtëm për të zhvilluar përmbajtjen e formën e publikimeve, ngarkimet e nevojshme në rrjet si dhe përhapjen dhe efektin debatues të tyre.
· Të zhvillojë kalendarin e publikimit në përputhje me axhendën e medias.
· Të përpilojë raporte ditore, javore dhe mujore mbi ecurinë e secilit produkt apo nënprodukt.
· Të ndjekë në çast çdo ngjarje politike, sociale dhe kulturore në çdo kanal mediatik.
· Të pasqyrojë ngjarjet në kohë reale.
· Të njohë shumë mirë administrimin e manaxhimin në facebook të reklamave dhe promocionit.
· Të kryej çdo detyrë të ngarkuar nga drejtuesit e Kompanisë.
Kriteret që duhet të plotësohen:


Edukimi: Shkolla e mesme ose e lartë në Komunikim, Marketing, Software, It, Ekonomi, Gazetari etj.
Eksperiencë pune: jo me pak se 1 vit punë në eksoperienca të ngjashme.
Aftësitë teknike:
· Aftësi të shkëlqyera në njohjen e të drejtës dixhitale të krijuesit, aftësi të shkëlqyera në dizajn, në përmbajtje marketingu dhe të zotërojë aftësi të mira komunikimit verbal.
· Aftësi të shkëlqyera ndërvepruese, organizative, njohës i mirë i gjuhës së shkruar dhe të folur.
· Të jetë aktiv dhe të përcjellë frymë pozitive në dinamikën e grupit.
· Të jetë njohës i mirë i Microsoft Office dhe gjuhës së huaj angleze.
· Të jetë i vëmendshëm ndaj detajeve dhe të organizojë sa më mirë procesin e punës.
Proçedura e Aplikimit:

Për të aplikuar për këte pozicion, afati do të jetë deri në datën 23.02.2017, ndërkohë ju lutem dorëzoni CV të detajuar tek Departamenti i Burimeve Njerëzore nëpërmjet e-mail: burimetnjerezore@shekulli.com.al
 


Apply
Back
Top