• Tirane, ofroj vend pune ”Menaxhere Shitjesh” ( Femer )

Shoqeria interweb.al shpk kërkon të punësojë “Menaxhere Shitjesh” ( Femer) Sektori i Biznesit.
Detyrat Kryesore:

· Gjetja dhe kontaktimi i klientëve të rinj.
· Prezantimi dhe shitja e produkteve dhe shërbimeve te klientët e rinj dhe ata ekzistues.
· Mbajtja dhe zhvillimi i marrëdhënieve me klientët ekzistues duke ofruar shërbime shtesë.
· Identifikimi dhe ndjekia e mundësive të reja për shitje, të cilat mund të krijohen nga puna në terren.
· Të kuptojë shërbimet dhe kapacitetet e kompanisë si dhe të tejçojë në mënyrë efektive të gjitha ofertat tek klienti.
· Të raportojë në lidhje me realizimin e objektivave të shitjes dhe për rezultatet e shitjes.
· Të mbajë kontakte të rregullta me klientët ekzistues.

Kërkesa të Përgjithshme:

· Eksperiencë pune të mëparshme në fushën e shitjeve, (vjetërsia në punë përbën avantazh).
· Aftësi të mira ndërpersonale dhe komunikimi.
· Të jetë i/e orientuar ndaj detajeve.
· Njohja e kompetenca teknike si software, hardware, rrjetet, internet, web hosting etj., përbëjnë avantazh.
· Të jetë negociator/e i/e mirë.
· Aftësi të mira në të shkruar dhe të folur.
· Njohuri e gjuhës angleze përbën avantazh.
· Arsim të lartë, (dega nuk ka rëndësi).

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV (me fotografi) e tyre në adresen: info@interweb.al

Afati i fundit për aplikimet është data 30 Nentor 2017.

Për intervistë do të ftohen vetëm aplikantët e përzgjedhur nga dokumentacioni i dërguar, të cilët do të njoftohen me e-mail apo telefon.

interweb.al shpk

Rr. "Arkitekt Kasemi", P.4, Sh.6, A.3, (Brryli),
Tirana, Albania
Office: +355 4 4420000
Mobile: +355 68 2060333
Email: info@interweb.al
Web: www.interweb.al
 


Apply WhatsApp
Back
Top