• Tirane, ofroj vend pune Supervizor Shitjesh (produkte farmaceutike)

EPPC Albania kërkon një Supervizor Shitjesh (produkte farmaceutike) për një kompani ndërkombëtare, që operon në sektorin e kujdesit shëndetësor.

Përgjegjësitë Kryesore:

1. Promovim dhe menaxhimi ciklit të shitjeve për produktet farmaceutike të kompanisë tek klientët (farmaci, spitale etj);
2. Identifikimi i nevojave të klientëve dhe përmbushja e tyre me sukses;
3. Mirëmbajtja e marrëdhënieve me klientët ekzistues, identifikimi i klientëve të rinj dhe vendosja e kontakteve me ta;
4. Raportime periodike tek CEO i kompanisë.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

· Diplomë Universitare; (Degët e Shkencave Mjekësore/Natyrore janë të preferueshme, por jo MUST)
· Njohuri dhe eksperiencë pune në fushën e marketingut farmaceutik; (përbën avantazh)
· Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;
· Njohuri të mira të paketës MS Office (kryesisht Word-Excel);
· Të ketë leje drejtimi automjeti dhe disponibilitet për të udhëtuar;
· Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe bindëse.

Të dhënat:

Pozicioni: Supervizor Shitjesh (produkte farmaceutike);
Vendndodhja: Qendër, Tiranë;
Orari: 40 orë;
Pagesa: Shumë e mirë;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 27.01.2017.


Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail[SUP]-it[/SUP]: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top