• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Shitjesh

eppc kërkon një MENAXHER/E SHITJESH për klientin e saj, i cili është një ndër kompanitë më të mëdha që operon në në sektorin e shitjeve me shumicë dhe pakicë.


Përgjegjësitë Kryesore:

· Menaxhimi i një zone të caktuar dhe ndjekja e marëdhënieve me klientët në zonë ;
· Gjetja e klientëve të rinj, zgjerimin e tregut dhe rritja e nivelit të shitjeve sipas objektivave;
· Ndjek porosinë në çdo hallkë deri në mbylljen e procesit të kontraktimit;
· Planifikimin dhe koordimin e shitjeve sipas modelit /strategjisë së kompanisë;
· Zhvillimin dhe ruajtja e marrëdhënieve me klientët;
· Përgatitja e raporteve të ndryshme sipas kërkesave nga eprori i drejtpërdrejtë;
· Të informohet në mënyrë të vazhdueshme mbi zhvillimet dhe ecurinë e tregut vendas.


Kërkesat për këtë pozicion janë:

· Arsim i lartë, Fakulteti Ekonomik përbën avantazh;
· Përvojë e mëparshme jo më pak se 2 vjet në pozicione të ngjashme;
· Të zotërojë shumë mirë paketën MS Office;
· Të jetë person i shkathët, i motivuar;
· Aftësi shumë të mira organizative dhe koordinuese;
· Të zotëroj patent për drejtim automjeti.

Të dhënat:

Pozicioni: Menaxher/e Shitjes;
Vendndodhja: Tiranë;
Orari: 45 orë në javë;
Udhëtime pune: Jo;
Pagesa: Shumë e mirë;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 05.02.2017

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it:

recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj e do të kualifikohet. Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top