• Lushnje, ofroj vend pune Specialist i financës


Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group
është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

Shoqëria "AgroCon Albania" sh.p.k, pjesë e Grupit Balfin, zhvillon aktivitetin e saj në fushën e bujqësisë. Veprimtari të tilla konsistojnë në ndërtimin e ambjenteve të mbrojtura për prodhimin dhe shitjen me shumicë dhe pakicë të produkteve bujqësore brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Pozicioni: Specialist i Financës
Raporton: Departamenti i Financës
Vendndodhja: Ngurrëz e Vogël, Lushnjë

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore :


  • Hedhja e faturave të blerjeve dhe të shitjes të produktit, materialeve dhe lëndëve të trajtimit të bimës në sistemin e shoqërisë;
  • Kontrolli i fletë-hyrjeve dhe fletë-daljeve të magazinës;
  • Ndjekja e raportit të kostos së prodhimit;
  • Inventari fizik dhe analiza me inventarin kontabël;
  • Koordinon me departamentin prodhimit për njoftim mbi fazën e prodhimit;
  • Llogaritja e amortizimit mujor dhe kontrolli i llogarive (regjistri i aseteve);
  • Ndjekia e veprimeve të arkës pranë fermës Agrocon Albania shpk në Lushnje (plotësimi me dokumentave justifikues, kontabilizimi i tyre);
  • Plotesimi i faturave të shitjes ne momentin e shitjes së prodhimit;
  • Rakordimi i klienteve dhe furnitorëve;
  • Ndjekia e raportit të shitjeve dhe arkëtimeve në bashkëpunim me Departamentin e Shitjeve;
  • Çdo detyrë tjetër që i caktohet nga eprori.

Kualifikime:


  • Diplomë Universitare ne degën Finance, Administrim Biznes;
  • Të ketë 2-3 vjet eksperiencë pune të mëparshme në fushën e financës;
  • Eksperienca e mëparshme në kompani që operojnë në prodhim ose bujqësi do të konsiderohet avantazh;
  • Të ketë njohuri mbi programet financiare Financa5 ose Alpha.
  • Të ketë njohuri mbi programet bazë të kompjuterit, Word, Exel, Internet.


Kërkesa të tjera:

  • Aftësi të shkëlqyera organizative, sistematike dhe i/e rregullt;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe ndërpersonale;
  • Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacionin konfidencial;
  • Të jetë i përgjegjshëm, korrekt dhe të respektojë afatet;
  • Aftësi për të punuar në grup dhë për të marrë iniciativë.
  • Zoterimi i patentës të klasit B për drejtim automjeti është avantazh.


Proçedura e aplikimit për këtë vend pune:

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV-të tek zyrat qëndrore të Balfin nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim:

1. Me postë elektronike në adresën e e-mail-it hr@balfin.al
2. Duke dërguar me postë në adresën e mëposhtme:

Rr."Papa Gjon Pali II,” ABA Business Center, Kati 11, Tiranë, Albania

Afati i aplikimit: 13/01/2017
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas rregullave për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Pas selektimit të CV-ve, do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.
 


Apply
Back
Top