• Tirane, ofroj vend pune Koordinator Marketingu

"Albanian HR Solutions Sh.p.k." është një kompani e mbështetur mbi një rrjet ekspertësh e cila ofron konsulencë dhe shërbime të ndryshme në Fushën e Burimeve Njerëzore.
Njoftojmë që Albanian HR Solutions sh.p.k. ka nisur procesin e selektimit për postin:



Koordinator Marketingu


Detyrat/Përgjegjësitë kryesore:


• Promovimi i produkteve të Kompanisë.
• Të kujdeset në mënyrë të detajuar për respektimin e standarteve të Merchandising të Kompanisë.
• Përgjegjës për imazhin e Brand-it në pikat e shitjes.
• Mban kontakte të vazhdueshme me klientët e kompanisë me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit.
• Ndërton bazën e të dhënave të detajur për monitorimim e shërbimit ndaj klientëve.
• Harton raporte të detajuara brenda afateve të dhëna dhe sipas formateve dhe procedurave të kërkuara
• Mundëson hapjen e bisedave në pikat e shitjeve.


Kualifikime/ Kërkesa:

• Të ketë kryer studimet e larta, preferohet në Marketing/Menaxhim Biznesi.
• Të ketë minimumi 2 vite eksperiencë pune në marketing ose shitje.
• Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi dhe promovimi.
• Të zotërojë patentë të klasit B.






Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimet e tyre përpara datës 23.01.2017 në adresën elektronike: alb@ahrs.al

*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.

Me ne më të sukseshëm!
 


Apply WhatsApp
Back
Top