• Tirane, ofroj vend pune Arketar/Teller


  • International Commercial Bank është një Bankë e qëndrueshme e cila operon ne tregun shqiptar që nga viti 1997. Aktualisht banka ka një pozicion të lirë, kriteret e të cilit janë vendosur më poshtë. Nëse jeni të interesuar për t'u bërë pjesë e një skuadre profesionale , ju lutem lexoni me kujdes kriteret e përcaktuara dhe mos hezitoni të aplikoni.


    Pozicioni: Arkëtar
    Raporton te: Menaxheri i Opracioneve të Degës

    Qëllimi i pozicionit: Të sigurojë një shërbim të shkëlqyer ndaj klientëve , të kryejë veprimet me paratë fizike dhe të kryej debitimet dhe kreditimet e llogarive të klinetëve në mënyrë të saktë.

    Përgjegjësitë kryesore përfshijnë:
    1. Njeh shumë mirë produktet e bankës dhe bën shitje të kryqëzuar të produkteve dhe shërbimeve të Bankës si depozita, kredi, transferta etj.
    2. Numëron paratë fizike në prani të klientit dhe siguron që të dhënat në sistem janë hedhur në rregull
    3. Siguron që kartmonedhat apo monedhat nuk janë të fallsifikuara
    4. Rakordon arkën në fund të ditës
    5. Njeh shumë mirë produktet e Bankës si dhe ato të konkurentëve

    Profili individual i dëshiruar:
    -Të jetë i diplomuar , preferohet në Ekonomi
    -Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze
    -Të zotërojë mirë paketën kompjuterike të Microsoft
    -Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe shitëse
    -Të jetë i shpejtë dhe i saktë
    -Të jetë i përqendruar dhe i vëmendshëm
    -Të ketë takt dhe t'i pëlqejë marrëdhënia me klientët


    Personat e interesuar duhet të dërgojnë CV-të me foto të shoqëruar me kopje të diplomës brenda datës 11.12.2016 në adresat e poshtëshënuara.

    -e/mail: info@icbank-albania.com ose

    Rr:"Murat Toptani',Godina'Eurocol'
    pranë Infosoft,kati i 8-të,Tiranë

    Vetëm personat e përzgjedhur do të thirren për intervistë.
    Banka do të trajtojë të gjitha të dhënat personale në mënyrë konfidenciale​
    image.php











Powered by: vB V. 4.2.3 (German technology)
Copyright ©2000 - 2016, J. E. Ltd.

Mbështetur nga: Shoqata "Miqësia"



 


Apply
Back
Top