• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Supermarketi

"Albanian HR Solutions Sh.p.k." është një kompani e mbështetur mbi një rrjet ekspertësh e cila ofron konsulencë dhe shërbime të ndryshme në Fushën e Burimeve Njerëzore.

Po bashkëpunojmë me një kompani të njohur e cila po hap rrjetin e ri të Supermarketeve në Shqipëri dhe kemi filluar procesin e selektimit të kandidatëve për postin:


Menaxher Supermarketi



Detyrat kryesore:

Menaxhon, koordinon dhe kontrollon operacionet në dyqan në përputhje me procedurat.
• Menaxhon dhe kontrollon trajnimin e stafit të angazhuar në dyqan.
• Kontrollon implementimin e proceseve në operacionet e dyqanit.
• Organizon grafikun e punës së personelit sipas nevojave të dyqanit. Kontrollon oraret e punës së stafit në varësi.
• Kordinon punët me departamentet e tjera në kompani.
• Kontrollon treguesit e performancës për dyqanin dhe për individët në varësi të tjj/saj.
• Propozon promovimin, ndërrimin, apo edhe largimin e stafit.
• Në aktivitetet e promovimit verifikon etiketat në të gjitha kokat e rafteve/paletave për produktet e zgjedhura. Kryen vendosjen e produkteve në promocion në formatin e kërkuar.
• Kryen kontrollin rutinë të etiketave të cmimeve në produkte.
• Kryen dhe kontrollon porositë e marketit.
• Kujdeset për menaxhimin e vlerave në dyqan sipas procedurave përkatëse.
• Mbikqyr kohën e hapjes dhe të mbylljes së marketit.
• Koordinon marrëdhëniet mes dyqanit dhe departamenteve të vecanta të kompanisë.
• Përcjellja e ankesave të klientëve tek manaxherët përkatës dhe/ose furnitori përkatës për sa i takon produkteve apo shërbimit.
• Është përgjegjës për inventarin dhe asetet e dyqanit.
• Punon dhe jashtë orarit në momentet e nevojshme në punë (inventarizimi, zgjidhje defektesh, etj)


Kualifikimet dhe kërkesat:

• Të ketë kryer studimet e larta, preferohet në degët Menaxhim Biznesi,Financë.
• Të ketë eksperiencë pune 1-3 vjecare si Menaxher në një kompani të ngjashme.
• Të ketë njohuri të MS Office.





Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimet e tyre përpara datës 25.02.2017 në adresën elektronike: alb@ahrs.al

*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.

Me ne më të sukseshëm!
 


Apply WhatsApp
Back
Top