• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Shitje

"Albanian HR Solutions Sh.p.k." është një kompani e mbështetur mbi një rrjet ekspertësh e cila ofron konsulencë dhe shërbime të ndryshme në Fushën e Burimeve Njerëzore.
Njoftojmë që Albanian HR Solutions sh.p.k. ka nisur procesin e selektimit për postin:


Menaxher Shitje
për qytetin e Tiranës


Detyrat kryesore:

• Organizon dhe ndjek mbarëvajtjen e punës me agjentët e shitjeve nëpër rrethe.
• Gjetja e klientëve të rinj, lidhja e kontratave, ndjekja e marrëdhënieve me ta.
• Identifikon dhe zgjidh shqetësimet/problemet e mundshme të klientëve .
• Harton planin promovues për produkte të caktuara për klientë të ndryshëm ose për komplet tregun.
• Kryen kërkime dhe analizon konkurrencën dhe kryen studime në lidhje me çmimet e produkteve konkurruese në treg.



Kriteret dhe kualifikimet:

• Të ketë kryer studimet e larta (preferohet) në fushën e Ekonomisë dhe Biznesit.
• Të ketë minimumi 3 vite eksperiencë pune në fushën e shitjeve me pakicë /shumicë.
• Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të dijë të bëhet pjesë e grupit dhe të punojë në grup.
• Të ketë njohuri të mira të Marketingut dhe të parimeve dhe teknikave të reklamimeve, duke përfshirë sektorin e marketingut, rritjen e ofertës së produkteve, përfitimet nga shitjet.
• Të ketë njohuri të mira të paketës MS Office.
• Të ketë aftësi bindëse.
• Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze .





Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimet e tyre përpara datës 10.12.2016 në adresën elektronike: alb@ahrs.al

*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.

Me ne më të sukseshëm!
 


Apply WhatsApp
Back
Top