• Tirane, - Sherbime te trajtimit te konfeksioneve/top kualitet

Kompania “Autochtonous” sh.p.k është një kompani lider në tregun shqiptar e cila operon në fushën e trajtimit të veshjeve. Kompania është e organizuar mbi bazën e reparteve të ndara dhe të specializuara në:
1. Punime Artistike të tekstilit (Grafiaturë, Penelaturë etj)
2. Lavanderi & tharje,
3. Njyrosje,
4. Rrobaqepësi,
5. Hekurosje,
6. Ambalazhim.
E vendosur në kilometrin 13 të rrugës industriale Tiranë – Vorë kompania shtrihet në një sipërfaqe prej mëse 2500m² dhe përbëhet nga një staf tejet i kualifikuar dhe i specializuar në fushën Kimisë, Inxhinierisë Textile, Mekanikës, Marketingut, Financës etj. Ne realizojmë të gjitha llojet e larjeve industriale dhe ngjyrosjet (normale, reaktive, etj) duke plotësuar me një kaulitet tepër të lartë kërkesat e klientëve.

Në gamën e shërbimeve që ofron "Autochtonous" po listojme disa nga proceset e trajtimit të konfeksioneve: Gërrvishtje, Lidhje fashet, Rrudha 3d, Heqje e kollarisjes, Larje me enzimë, Larje me enzime dhe me gure, Grisje, Spruco kimike, Furce surme, Efekt i pisët, Bojë direkte, Njgjyrosje reaktive, Ngjyrosje antike, Ngjyrosje pigment, Efekt vaji, Vendosje llastiku, Hekurosje,Paketim, Vendosje percinash + thumbash etj...

Personat e interesuar për të punuar me kompaninë tonë mund të dërgojnë mesazh "inbox" ose të na kontaktojnë përmes adresës së e-mailit: autochtonous.al@gmail.com Cel: 0674558207



 


Contact WhatsApp
Back
Top