• Prishtine, shes Programe per menagjim te biznesit

AJ - AX Information Technology Center

...kompani e zhvillimit të softuerit e përkushtuar t'iu sjellë produkte për të bërë biznesin tuaj të zhvillohet më shpejt dhe më besueshëm!

Nga praktika e dorës së parë në marrëdhënie me klientin, AJ -AX ITC ka kënaqësinë të prezentojë në treg Sistemet e Menagjimit të Biznesit dhe Financave, i cili në fakt është vazhdimësi e sistemeve të ndryshme të llogaritjeve financiare. Zbuloni lehtësinë e përdorimit të produktit dhe opcionet e përshtatjes ndaj nevojave tuaja.

Sistemet e Menagjimit të Biznesit dhe Financave është një produkt i fuqishëm, i besueshëm, i shpejtë dhe i saktë i cili i jep mundësi menagjimit të biznesit duke ua lehtësuar të fusni, të ndryshoni, llogaritni financat tuaja, menagjoni burimet njerëzore e artikujt si asnjëherë më parë. Zbuloni se si të menagjoni biznesin përmes vetëm disa klikimeve! Lëreni Sistemin t'i kryejë përllogaritjet për ju.

Ju mund të bëni përzgjedhjen e versionit të softuerit bazuar në ambiciet tuaja ekonomike për zhvillim të aktivitetit afarist. Sidoqoftë, duke marrë parasysh mënyrën e veçantë se si zhvillohet biznesi në Kosovë, këto tre produkte i janë dedikuar veçanërisht tri kategorive afariste:

Afarizmi mikroekonomik (shitoret nëpër fshatra dhe shitoret e vogla nëpër qytete) - Versioni Bazik
Afarizmi me ekonomi të mesme (Vetëshërbimet) Versioni i Mesëm
Afarizmi makroekonomik (Hipermarketet) - Versioni i Avancuar

Të gjitha versionet e këtij softueri mund të instalohen për të operuar në vetëm një kompjuter dhe në rrjet për të operuar në dy e më shumë kompjuterë. Prandaj, edhe nëse keni një ndërrmarrje të vogël në një fshat apo lagje të qytetit dhe dëshironi që biznesi juaj te rritet, klientet të shtohen së bashku me të ardhurat, atëherë iu duhet të bëni çdo ditë analiza të detajuara të gjithçkaje në ndërmarrjen tuaj, duhet ta bëni të funksionojë sikurse bizneset e mëdha. Për këtë arsye rekomandohet Versioni i Avancuar i Sistemit të Menagjimit të Biznesit dhe Financave.

Ky softuer ka përdorim të gjerë në biznesin afarist, prandaj ashtu siq mund të përdoret në markete, mund të përdoret në të gjitha bizneset e natyrës së njëjtë (shit-blerje), si p.sh. farmaci, shitore këpucësh, shitore veshjesh, shitore suveniresh, shitje e materialit ndërtimor, etj.

Sistemet e Menagjimit te Biznesit dhe Financave
Versioni Bazik
Versioni i Mesem
Versioni i Avancuar
Bizneset
Mundesi Punesimi
Kontakt
Bizneset ne Prishtine
Bizneset ne Prizren
Bizneset ne Malisheve
 
Back
Top