• Tirane, - Trinity - Agjensi ndermjetesimi ne perkujdesje






Agjensia Trinity iu jep mundësinë e gjetjes së shpejtë të punës dhe punëtorit, nëpërmjet procesit të ndërmjetësimit.

Trinity është kompania e vetme që ofron zgjidhje në shërbimet e përkujdesjes në familje në tri nevoja të përditshme: kujdestari fëmijësh, kujdestari të moshuarish si edhe punëtore shtëpie.
Nëse e ke të pamundur të ofrosh kujdesin që ti do doje për familjen tënde, tani ka një zgjidhje. Trinity krijon ndërmjetësim mes familjeve dhe profesionistëve në fushën e përkujdesjes.
Nëse duhet të riktheshesh në punë dhe të duhet një dado me fleksibilitet orari, nëse prindërit apo gjyshërit e tu nuk mund të kujdesen për veten dhe kanë nevojë për një kujdestare, nëse të duhet një punëtore që të ndihmojë në punët e shtëpisë, trinity ofron mundësi të shumta për tu njohur nga afër me profesionistë në këto shërbime.

Si funksionon të punësohesh si kujdestare apo punëtore shtëpie përmes Trinity?

Nëse po kërkon punë si kujdestare apo punëtore shtëpie kliko te rubrika “ puno me ne”, përzgjidh shërbimin që ofron, disponibilitetin, plotëso fushat e detyrueshme për disa nga të dhënat e tua dhe bashkangjit curriculumin. Brenda 72 orëve, stafi ynë, pasi vlerëson curriculumin dhe disponibilitetin, iu njofton për intervistimin në ambjentet e agjensisë sonë dhe më pas iu ndërmjetëson me familjen tek e cila do të ofroni shërbimin tuaj.

Si funksionon përzgjedhja e punëtores së duhur për familjen tënde?


  • Hapi i parë është ai i klikimit te rubrika “ Na kontaktoni”, ku do të hapet një formular i shkurtër në të cilin do të specifikoni se për çfarë jeni të interesuar ( dado, asistente për të moshuarit apo punëtore shtëpie).
Specifikoni disponibilitetin e punonjëses dhe në fushën e komenteve mund të veconi disa kritere të cilat duhet t’i ketë patjeter cdokush që do përzgjidhet për të ofruar përkujdesje në familjen tuaj.

  • Hapi i dytë është ai i vlerësimit të të gjitha curriculumeve të mbërritura në agjensi, për të përzgjedhur punonjësen me profilin qe iu vetë keni kërkuar dhe hapi final është ai i ndërmjetesimit të takimit mes jush dhe punëtores së përzgjedhur sipas kërkesave tuaja!

Trinity është zgjidhja e duhur për të pasur gjithmonë përkujdejse, ja pse bashkë, jemi një familje!

Te interesuarat mund te na kontaktojne ne numrin e telefonit, 0672009060
ose te plotesojne te dhenat duke klikuar ne
www.trinity.al

 


WhatsApp
Back
Top