• Tirane, ofroj vend pune Jurist/e

Kërkojmë të punësojmë Jurist/e.

PËRGJEGJËSITË KRYESORE:
· Mbarëvajtja e gjithë proçedurave juridike te kompanise;
· Menaxhon dhe ndjek proçedurat ligjore deri në dorëzimin e objektit nga shoqëria;
· Asiston në ndjekjen e çështjeve gjyqësore;
· Menaxhon, ndjek dhe mban përgjegjësi për përgatitjen e dokumentacionit ligjor të dosjeve;
· Mban të azhornuar zyrat me ndryshimet e legjislacionit;
· Hartimi i Kontratave, Marrëveshjeve me objekte të ndryshme;
· Përgatitja e dokumentacionit për tendera, në të cilat kompania merr pjesë;
· Përgatitja e dokumentacionit dhe ndjekja e procedurave për leje të ndryshme që i nevojiten kompanisë;
· Kryerja e korrespodencës me institucionet përkatëse, persona juridikë etj.

KËRKESAT E PROFILIT:
· Të ketë përfunduar studimet e larta universitare në degën e Drejtësisë;
· Të ketë të paktën 3 vite përvoje pune të ngjashme;
· Aftësi shumë të mira komunikuese dhe pune në grup;
· Te ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Italiane dhe Angleze;

Kandidatët e interesuar për këtë pozicion, janë të lutur të aplikojnë nëpërmjet dërgimit të CV-së në adresën e postës elektronike; Loribrace.a@gmail.com, brenda datës 4 Nentor 2016.
Ju informojmë se vetem kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.
 


Apply
Back
Top