• Tirane, ofroj vend pune Nene / Teze SOS

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë humanitare, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur prindërit apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre. SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të tyre.
BEHU NENE ose TEZE NE NJE FAMILJE TE SOS FSHATIT TE FEMIJEVE
Si nje profesioniste e kujdesit per femijen, SOS nena jeton se bashku me femijet e saj ku ajo drejton rritjen, zhvillimin dhe edukimin e tyre. SOS Tezja mbeshtet SOS nenen ne detyrat e saj, duke ndihmuar profesionalisht ne kujdesin dhe zhvillimin e SOS femijeve dhe zevendeson ate gjate periudhes se pushimeve.

Detyrat dhe pergjegjesite kryesore te SOS Nenes


  1. SOS Nena ofron perkujdesje afatgjate dhe krijon lidhje te perhershme shpirterore dhe emocionale me femijet qe jane ne kujdesin e saj;
  2. Krijon nje ambient te ngrohte, te dashur dhe te sigurte familiar per femijet e besuar kujdesit te saj; perkushtohet me profesionalizem dhe dashuri ne kujdesin per femijet.
  3. Drejton SOS-Familjen nepermjet ndermarrjes se veprimeve dhe vendimeve per femijet e besuar kujdesit te saj ne rolin e prindit;
4. Krijon nje ambient mikprites per femijen e porsaardhur dhe bashkepunon ngushtesisht me stafin tjeter te SOS Fshatit te Femijeve;

  1. Miremban marredheniet familjare me femijet qe largohen nga kujdesi i saj;

SOS Tezja mbeshtet SOS Nenen ne te gjithe aktivitetin e saj te perditshem.

Kerkesat per kandidaten Nene ose Teze:


  1. Grua e moshes 35 – 50 vjeç;
  2. Te jete e gatshme te jetoje 24 ore ne SOS-Fshatin e Femijeve Tirane; E gatshme per nje perkushtim afatgjate ndaj kujdesit per femijet e SOS Fshatit te Femijeve.
  3. Te kete perfunduar arsimin e mesem (12 vjet); preferohet, te kete kryer trainime ne fushen e kujdesit per femijet;
  4. Te kete nje eksperience pune jo me pak se 5 vjet ne rritjen dhe edukimin e femijeve;
  5. Te jete e afte dhe te kete deshire te kryeje te gjitha detyrat normale te nje nene / amvise per kujdesin ndaj femijeve;
  6. Te kete shendet te mire fizik dhe mendor;
  7. Te kete durim dhe komunikim te mire;
  8. Te jete e afte te mesoje dhe te kete deshire per tu permiresuar ne punen me femijet ne veshtiresi.


Personat e interesuar jane te ftuar te dergojne nje C.V. ne adresen enkelejda.tefa@soskd.org.al Tel: +355 4 4536901 ext 33
 


Apply WhatsApp
Back
Top