• Tirane, ofroj vend pune Punonjes Social

[h=4]Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë sociale, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur prindërit, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre. [/h]SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.

Programet e Fuqizimit të Familjes

Qëllimi kryesor I Programeve të Fuqizimit të Familjes është aftësimi I fëmijëve në risk për të humbur kujdesin prindëror, që të rriten në një ambient përkujdesës familjar si dhe të mbështesë procesin e ri-integrimit të fëmijës në familje pasi janë ndarë nga familja e origjinës.

clip_image001.gif
Në fokusin e mbështetjes të Projekteve të Fuqizimit të Familjes ( PFF) janë ato familje me fëmijë të moshës 0- 18 vjeç, të cilat janë të marxhinalizuara në aspektin social dhe atë ekonomik, të karakterizuara nga nivele të larta të varfërisë, situata të dhunës në familje, ku fëmijët janë në risk të jetojnë në mënyrë të vazhdueshme në varfëri si pasojë e nivelit të ulët të të ardhurave, prindërit kanë nivele të ulta/ mungesë të kapaciteteve prindërore, mungese/nivel të ulët të aftësive sociale dhe profesionale, probleme psiko-sociale , familje ku fëmijët/prindërit përballen me aftësi të kufizuara fizike dhe mendore, kushte të papërshtatshme ose ekstreme banimi, dhe mungesë/ aftësi të limituar të aksesojnë shërbimet bazë.

Objektivi është parandalimi i braktisjes së fëmijës dhe vendosjes së tyre në sistemin e kujdesit alternativ. Rritja dhe fuqizimi I aftësive vetëndihmuese të familjeve pjesmarrësve në projekt janë një komponent mjaft thelbësor në mbështetjen e prindërve/kujdestarëve për të marrë përsipër përgjegjësitë e rritjes, zhvillimit dhe mirëqënies së fëmijëve.


Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri shpall konkurimin për pozicionin vakant:

Punonjës Social ne Projektin e Fuqizimit te Familjes në Sauk

Punonjësi Social/menaxheri i rastit në projektin Fuqizimi i Familjes Sauk, është përgjegjës për administrimin individual të rasteve duke ofruar mbështetje, këshillim, kujdes dhe mbrojtje për fëmijët dhe familjet vulnerabël në projekt dhe kontribuon në zhvillimin e komunitetit.
Punonjësi social/Menaxheri I rastit në Fuqizimin e Familjes siguron që familjet me kompleksitetin e problematikave të tyre, të marrin mbështetje profesionale me një përqasje individuale për secilën familje, bazuar në nevojat e nxjera nga vlerësimi paraprak i fëmijës dhe familjes, planin e zhvillimit të familjes dhe vlerësimin e progresit.

Detyrat Kryesore:

1. Punonjesi Social identifikon rastet e familjeve që përmbushin kriteret e përfshirjes në projekt; nëpërmjet punës në terren dhe formave të tjera investigative.
2. Realizon vlerësimin e plotë të situatës së fëmijëve/familjes në ambjentin e tyre socio-familjar përmes takimeve direkte me palët e përfshira dhe metodave të punës sociale.
3. Koordinon, Planifikon shërbimet dhe ndërhyrjet përmes hartimit të një planit individual të familjes.
4. Siguron shërbime apo ndërhyrje për fëmijët dhe kujdestarët e tyre në përputhje me nevojat specifike të secilit rast, me qëllimin final të rritjes së aftësisë së kujdestarëve për ofrimin e kujdesit cilësor për zhvillimin dhe mbrojtjen për fmëijët.
5. Ofron këshillim në përputhje me nevojat e familjes (këshillim orientues, këshillim suportues për të lehtësuar ngarkesat emocionale të familjes, ndërhyrje në situate krize duke u bazuar në këshillim intensiv).
6. Propozon me shkrim (sa herë është e nevojshme) te koordinatori i projektit nevojat për shërbime shtesë nga burime të tjera të jashtme, për të arritur në mënyrë të sukseshme
7. Zhvillon aktivitete rikrijuese dhe socializuese për fëmijët dhe prindërit.
8. Menaxhon sistemin e te dhenave për fëmijën dhe kujdestarët.
9. Advokon për të drejtat e fëmijëve dhe rritjen e ndërgjegjësimit për të drejtat civile.
10. Të tjera sipas nevojave të paraqitura.

Profili për pozicionin Punonjës Social

Ü Diplomë në punë sociale;
Ü Të paktën 2 vjet eksperiencë pune me fëmijët dhe familjet në nevojë.
Ü Njohuri të mira të të drejtave të fëmijëve.
Ü Njohuri mbi metodat dhe praktikat e punës sociale me fëmijët dhe familjet.
Ü Njohuri mbi çështjet e zhvillimit social, si çështjet gjinore, edukimi, shëndeti, HIV/AIDS.
Ü Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të punuar në grup.
Ü Aftësi të forta komunikuese dhe negociuese.
Ü Dëshmi aftësie për drejtim automjeti


Paraqitja e dokumentave

Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin brenda datës 09.10.2016 në adresën enkelejda.tefa@soskd.org.al një Curriculum Vitae dhe një letër interesi.
Vetëm aplikantët e përzgjedhur, do të kontaktohen për intervistë.
 


Apply
Back
Top