• Tirane, ofroj vend pune Pergjegjes per Sigurine e Informacionit

Titulli i punes: Përgjegjës/e për Sigurinë e Informacionit

Punëmarrësi do të jetë përgjegjës për:


  • Të garantojë sigurinë e sistemeve të informacionit, aplikacioneve dhe të dhënave në Plus Communication.
  • Të hartojë politikat e sigurisë, procedurat dhe udhëzimet për të garantuar sigurinë e informacionit në mënyrë të vazhdueshme.
  • Të kryejë vlerësimin e riskut për të gjitha sistemet e teknologjisë së informacionit.
  • Të propozojë zgjidhje teknike për të minimizuar risqet në aplikacionet që përdoren në kompani dhe të dhënat e kompanisë.
  • Të kryejë vlerësimin e sigurisë së aplikacioneve dhe të arkitekturës së rrjetit.
  • Të kryejë kontroll të zbatimit të politikave dhe procedurave të sigurisë së informacionit.
  • Të sigurojë ndihmë dhe ekspertizë në rastet e problemeve me sigurinë e informacionit ku përfshihen shkelje të sigurisë nga punonjës, sulmet e hacker-ave dhe viruset.
  • Ndihmon në hetimin e rasteve te thyerjes së sigurisë, shkeljeve të politikave dhe incidente të tjera që lidhen me sigurinë e informacionit.
  • Të monitorojë raportet dhe listat e furnitorëve dhe palëve të treta dhe të garantojë zgjidhje për të parandaluar problemet me sigurinë e informacionit në sistemet e PLUS.
  • Të kryejë detyra të tjera sic i caktohen nga supervizori direkt.

Kandidati duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:


  • Diplomë universitare në Telekomunikacion ose Shkenca Kompjuterike.
  • Njohuri shumë të mira të standardit ISO27000.
  • Të ketë njohuri shumë të mira në ofrimin e zgjidhjeve teknike për sisteme IT.
  • Eksperienca të meparshme në fushën e sigurisë së sistemeve dhe të informacionit përbëjnë avantazh.
  • Njohuri të sistemeve operative, programeve kompjuterike, principeve dhe procedurave të sistemeve të informacionit.
  • Të ketë eksperiencë të mëparshme pune me nënkontraktore, furnitorë dhe klientë;
  • Aftësi të theksuara për zgjidhjen e problemeve dhe marrjen e vendimeve në mënyrë efektive.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi verbal dhe të shkruar.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  • Të jetë fleksibël dhe të dijë të ruajë konfidencialitetin, të ketë aftësi per të punuar në skuadër.

Ju mund të dërgoni aplikimin tuaj online, ose mund të dërgoni cv-në e përditësuar dhe letrën e interesit në adresën e e-mail-it: hr@plus.al. Ju lutemi vini re që vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
PLUS Communication siguron cdo aplikant që informacioni që ju dërgoni do të mbetet konfidencial.
Data e mbylljes së aplikimeve është 13 Tetor 2016.
 


Apply
Back
Top