• Kompani Ndertimi/Fasadash , ofroj vend pune Inxhinier Strukturist

Aluflor mundëson ndërtimin e fasadave të teknologjisë së lartë, dritareve dhe dyerve duke përdorur sisteme të profileve të aluminit, pajisje të përpunimit, aksesorëve dhe ekspertizë teknike të cilësisë më të lartë. Për më tepër Aluflor ka vendosur standarde të larta teknologjike në industrinë e ndërtimit.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

• Është përgjegjës direkt për organizimin e proçesit të zbatimit të projektit deri në momentin e dorëzimit të punimeve.
• Është përgjegjës për mënyrën, formatin dhe efikasitetin e komunikimit me klientin në fazën e zbatimit të projektit, veçanërisht në lidhje me ndryshimet që kërkon klienti të bëhen gjatë proçesit të zbatimit.
• Mban kontakt të vazhdueshëm me palën tjetër dhe komunikon tek Administratori të gjitha kërkesat e palës tjetër.
• Organizon grupin e montimit duke i komunikuar me shumë saktësi detajet, proçedurat dhe radhën, mënyrën dhe kohën e montimit të materialeve, sipas grafikut të punimeve.
• Është përgjegjës për zbatimin e të gjithë rregullave të Sigurimit Teknik në kantier.
• Dorëzon raporte ditorë, javorë, mujorë, të shoqëruar me pamje të objektit, informacion të detajuar mbi proçesin e punës, kartela të projektit, etj.
• Mban kontakt të vazhdueshëm me palën tjetër dhe komunikon tek Administratori të gjitha kërkesat e palës tjetër.
• Mban evidencë ditore për grupin e punëtorëve që ka nën kontroll.
• Mban nën përgjegjësi të gjitha materialet që janë në kantier.
• Bën raportime ditore te eprori i drejtpërdrejtë dhe Departamenti i Burimeve Njerëzore.
• Është përgjegjës të performojë detyra të tjera që kërkohen nga eprori i drejtpërdrejtë.



Kualifikimi i kërkuar:

• Diplomë Universitare në Inxhinieri Ndërtimi, profili Strukturë.
• Preferohet të ketë eksperiencë me fasadat.
• Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze.
• Njohje shumë e mirë e paketës Microsoft Office, Autocad, Tekla etj.
• Aftësi të mira organizative, menaxhuese dhe koordinuese.
• Aftësi për të dhënë sugjerime dhe alternativa për zgjidhjen e problemeve dhe situatave.
• Aftësi të mira komunikimi dhe të bashkëpunimit.
• Të jetë i besueshëm, i përgjegjshëm dhe të përmbushë detyrimet e punës.

Per ata qe i plotesojne keto kritere te dergojne CV-ne e tyre me foto, duke specifikuar pozicionin e punes per te cilin aplikojne:
E-mail: recruit@aluflor.com

Adresa:
Rr. "Xhanfize Keko", Porcelan, Tirane.
 


Apply
Back
Top