• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Projektesh Civile

Kompania "Albanian HR Solutions sh.p.k." është një kompani e mbështetur mbi një rrjet ekspertësh e cila ofron shërbime dhe konsulencë në Fushën e Burimeve Njerëzore.

Albanian HR Solutions sh.p.k, ka filluar procesin e selektimit të kandidatëve për pozicionin:

Inxhinier Projektesh Civile


Detyrat kryesore:

● Ndërmerr kryerjen e studimeve teknike dhe të fizibilitetit, duke përfshirë edhe vizitën në terren.
● Kryen hetimet në terren dhe analizon të dhëna (harta, raporte, analiza, vizatime dhe të tjera).
● Bashkëpunon me shumëllojshmëri profesionistësh duke përfshirë arkitektët dhe nënkontraktorët.
● Harton specifikimet teknike dhe mbikqyr punimet e tenderimit.
● Menaxhon buxhetin dhe burimet e projektit.
● Sigurohet që projekti është në përputhje me kërkesat ligjore dhe standartet në fuqi.
● Vlerëson qëndrueshmërinë dhe ndikimin mjedisor të projektit.
● Vlerëson rreziqet e mundshme, materialet dhe shpenzimet.
● Monitoron progresin dhe përpilon raporte në statusin e projektit, etj .

Kualifikime/ Kërkesa:

• Të ketë kryer studimet e larta në degën Inxhinieri Ndërtimi.
• Të ketë minimalisht 3 vite eksperiencë pune në të njëjtin profil.
• Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze.




Kandidatët e interesuar janë të lutur të aplikojnë në adresën e postës elektronike: alb@ahrs.al brenda datës 30.10.2016



*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur referuar informacionit të CV-së, do të njoftohen për intervistë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top