• Tirane, ofroj vend pune PROMOTORE

Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k (CCBS) eshte kompani leader ne tregun shqiptar te pijeve freskuese jo alkoolike me marka te njohura nderkombetare si Coca-Cola, Fanta, Sprite, Schweppes, Nestea, Cappy Pulpy, EFES,
Tek CCBS, ne jemi te bindur per rritjen e biznesit tone, per kontributin ne komunitetet lokale dhe ne zhvillimin e burimeve njerezore me ane te aftesive te forta organizative dhe me njerezit e duhur ne vendin e duhur.
CCBS po kerkon kandidate energjike per te punuar me ekipin tone te shitjes si:

PROMOTORE

Kandidatet duhet te jene te afta te punojne ne grup, te jene me vetebesim dhe karizem, te gateshme per te udhetuar. Promovimi i produkteve do te behet balle per balle me konsumatorin, prandaj pritet qe ato te jene nje imazh i shkelqyer i kompanise sone ne treg. Ne menyre qe te arrihet kjo ato duhet te zbatojne detyrat dhe te kene aftesite e meposhtme.

Pergjegjesite kryesore:
· Implementon vlerat e brand-it gjatë ekzekutimit të “Sampling”,
· Përçon tek konsumatori mesazhin e Brand-it për të cilin po zhvillohet “Sampling”,
· T’u japin përgjigje të gjithe pyetjeve të cilat mund të vijnë nga konsumatorët gjatë “Sampling”,
· Të mbledhin informacione dhe të jenë të aftë t’i tejçojne tek eprorët e tyre,
· Të hedhin ide dhe sugjerime të mëtejshme për mënyra të reja se si mund të përmirësohet “Sampling”,
· Të përshtaten ndaj situatave të reja të cilat mund të lindin gjatë ekzekutimit të “Sampling”,
· Të jenë të gatshëm për të bashkëpunuar me anëtaret e tjere te grupit dhe eprorin përkates,
· Zbatimi me përpikmëri i detyrave ditore të përcaktuara nga eprorët,
· Mbajtja e një qëndrimi të denjë gjatë ekzekutimit të “Sampling” në terren,
· Ekzekutimi i detyrave me energji dhe pozitivitet.

Aftesite dhe kualifikimet:
· Te kete eksperience pune ne pozicione te ngjashme
· Te kete personalitet miqesor dhe te shoqerueshem
· Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe bindëse.
· Të jenë të shkathta dhe korrekte në orarin dhe vendin e përcaktuar.
· Të jenë negocatiore të mira.
· Te mos jete e angazhuar ne shkolle/universitet


Te interesuarit duhet te dergojne nje email ku te specifikohet kerkesa per pozicionin e punes dhe nje kopje te CV ne adresen: hr@cocacola.al, dates 30 Shtator 2016.


Vetem kandidatet qe plotesojne kriteret do te kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta
 


Apply WhatsApp
Back
Top