• Tirane, ofroj vend pune per Punetore ne Linje Prodhimi

Alumil Albania Shpk, me seli në Autostradën Tiranë-Durrës, km i 7-të, operon në Shqipëri që prej vitit 2004 dhe është një nga kompanitë më të mëdha për prodhimin dhe shitjen me pakicë dhe shumicë të produkteve të aluminit në tregun shqiptar.
Alumil Albania Shpk është pjesë e Alumil S.A. me seli ne Selanik-Greqi i cili është grupi më i madh në pronësi private, për ekstrudimin e aluminit në Europën Jug-Lindore, përsa i përket kapaciteteve prodhuese, për sisteme komplete të profileve prej alumini.

Për nevojat e saj, kompania kërkon të punësojë:

Punetorë ne Linje Prodhimi

1. Objektiva dhe Përgjegjësitë Kryesore:
-Sistem dhe paketim te profileve te aluminit
2. Kualifikime/Kërkesa:
Kandidatët duhet të përbushin kriteret që vijojnë:
a. Edukimi:
- te kene përfunduar ciklin e detyrueshem (9-vjecar)
b. Eksperiencë pune:
-Preferohen kandidatë te
moshës nga 20 deri 50 vjeç
c. Kualifikimetë tjera:
-Njeh dhe zbaton rregullat e sigurimit teknik
3. Kompania Ofron: Transport vajtje -ardhje nga Qendra e Tiranes
-Punësim sipas Legjislacionit Shqiptar në fuqi:
-
8 ore pune ne dite, pese dite pune ne jave, me turne
-Paga mujore 30.000 Leke Neto plus sigurime shoqerore dhe shendetesore te paguara

4. Të interesuarit mund ta dorëzojnë CV-ne dorazi në selinë e Kompanise ose ta dërgojnë atë elektronikisht në adresën: hr.albania@alumil.com, brënda datës
31.10.2018.
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur rreferuar informacionit nga dosja e aplikimit do të njoftohen për intervistë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top