• Tirane, ofroj vend pune Junior Specialist i Tarifimit te Klienteve me Parapagese

Titulli i punes: Junior Specialist i Tarifimit të Klientëve me Parapagesë

Punëmarrësi do të jetë përgjegjës për:


  • Krijimin e tarifave, ofertave/produkteve të reja për bazën e abonenteve me parapagesë duke nisur që nga gjenerimi i ideve, analiza paraprake, përgatitja e manualeve apo formave specifike, ndjekja gjatë implementimit, trajnimi dhe koordinimi me departamentet përkatëse dhe monitorimi pas hedhjes në treg;
  • Studimin e tregut dhe tendenca e cmimeve për t’u përgjigjur në kohë ndaj kërkesës së tregut dhe konkurencës;
  • Identifikimin e problemeve të bazës prepaid bazuar në trafik, aktivizime apo status lifecycle për të gjeneruar tarifa apo oferta të reja për mbajtjen e abonenteve ekzistues aktivë apo thithjen e abonentëve të rinj;
  • Monitorimin e bazës së klientëve prepaid në aktivizim, rimbushjet dhe trafik;
  • Marrjen e informacionit bazë, analizë, raportim dhe identifikimi i mundësive për të optimizuar shitjet dhe përfitimet nëpërmjet strategjive të cmimit;
  • Analizën e vazhdueshme e mjedisit konkurrues, dhe e bazës së të dhënave për të identifikuar mundësi të reja dhe zgjidhje;
  • Nxjerrjen e pikave të forta (avantazhet) të tarifës apo ofertës specifike krahasuar me operatorët e tjerë konkurente;
  • Përpunimin e raporteve periodike ditore dhe mujore për nxjerrjen e KPI kryesore të trafikut te klienteve me parapagim;
  • Analizën e bazës prepaid në përdorimin e ofertave ekzistuese, kanalet e përdorimit të tyre dhe identifikimi i nevojave në vazhdim apo marrjen e masave korrigjuese kur është e nevojshme;
  • Ndihmon në zhvillimin dhe analizën e ofertave specifike të bazës prepaid.;
  • Kryen edhe detyra të tjera lidhur me punën siç i caktohen.

Kandidati duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme
:


  • Të ketë eksperiencë pune të mëparshme në zhvillimin e produkteve dhe shërbime dhe specifikisht në zhvillimin e tarifave. Eksperienca në Telekomunikacion do të konsiderohet avantazh;
  • Diplomë Universitare në Manaxhim Biznesi, MBA ose diplomë masteri përbën avantazh;
  • Aftësi të shkëlqyera analitike;
  • Aftësi shumë të mira ndërpersonale dhe bindëse;
  • Njohuri të programeve të Microsoft;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

Aplikoni per te qene pjese e Skuadres PLUS. Ju mund te dergoni aplikimin tuaj online, ose te dergoni CV-ne dhe Letren e Interesit ne adresen e e-mail-it hr@plus.al.
Vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.
PLUS ju siguron qe aplikimi juaj do të trajtohet me konfidencialitet të plotë dhe te dhenat tuaja jane te sigurta.
Data e mbylljes se aplikimeve eshte 16 Nëntor 2016.
 


Apply
Back
Top