• Tirane, ofroj vend pune Teknik Ndertimi

DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale.
Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri, në fushën e ndërtimit, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

TEKNIK NDERTIMI

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË



  • Të ketë njohuri shumë të mira në relizimin e projekteve;
  • Të njohë dokumentacionin Tekniko –Ligjor që duhet në objekt;
  • Të dijë të hartojë preventive dhe situacione mujore dhe ato lidhur me proceset e realizuara;
  • Të ketë aftësi të monitorojë ecurinë e proceseve të punës në kantier;
  • Të drejtojë dhe supervizojë stafin e përfshirë në projekt;
  • Të ketë aftësi shumë të mira organizative, të dijë të koordinojë punën, dhe të raportojë te bashkëpunëtorët e projektit;

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Fakulteti i Inxhinieris së Ndërtimit, profilizuar në Inxhinieri Ndërtimi me mesatere mbi 7.5;

Eksperiencë Pune: Minimalisht 3 vjet experiencë pune në të njejtin profil kryesisht në objekte Civile me karakter tregëtar dhe banimi;

Aftësi:


  • Të njohë mirë programet kompjuterike Autocad, sap (ose program llogaritës të ngjashëm) si dhe të ketë njohuri të programeve bazë të paketës Office;
  • Të jetë i aftë të menaxhojë disa procese njëkohësisht;

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
-
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 30 Nentor 2016



-

JU MIRËPRESIM!


Tel. : +35542255506

Cel. : +355674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top