• Tirane, ofroj vend pune Perfaqesues Shitje/ Terren

Shoqëria UNIVERS Reklama sh.p.k, kërkon të punësojë Përfaqesues Shitjeje për terrenin me qëllim realizimin e objektivave të vendosura për shitjet, duke siguruar një prezantim profesional të produkteve si te klientet e rinj, por dhe tek ato ekzistues. Pozicion ky, i cili ndërton dhe mban marrëdhenie pozitive dhe produktive me klientët dhe pjesën tjetër të skuadrës së Univers Reklama.

Kualifikimet Kryesore:


  • Arsimi i lartë;
  • Me përvojë në fushën e shitjeve, minimum 2 vjecare;
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe negociuese;
  • I orientuar ndaj kërkesave dhe nevojave të klientit;
  • Njohuri të mira të programeve kompjuterike;
  • Njohuri shume te mira te gjuhes Angleze.
  • I pajisur me patent të klasit B.

Përgjegjësitë / Përshkrimi i Vendit të Punës:

  • Kryen minimalisht 5 takime me klientë në një ditë.
  • Arrin të shtojë numrin e klientëve të rinj me rreth 20 klientë të rinj në muaj.
  • Arrin të rrisë me 5% në muaj raportin mes ofertave dhe punimeve të konfirmuara.
  • Merr informacione të nevojshme nga tregu dhe në bashkëpunim me Drejtorin e Departamentit përgatit një plan mujor për takime, vizita dhe plan shitje.
  • Vendos dhe ndjek mardhëniet me klientët, duke synuar një bashkëpunim afatgjate me to;
  • Njeh shume mire produktet dhe sherbimet e ofruara nga kompania dhe punon maksimalisht per promovimin dhe prezatimin e tyre tek klientet aktuale dhe ato potenciale.
  • Mban një komunikim të vazhdueshem me Specialistet Ekzekutive të Shitjeve, duke u siguruar atyre të gjithë informacionet e marra nga klientët për pnimet në proces prodhimi,

  • Ka informacion shumë të mirë në lidhje me politikat e kompanisë dhe ka aftësi per ti komunikuar ato tek klientët (për pjesen që ka të bëjë me klientin).


Pesonat të cilët vlerësojne të kenë aftësitë dhe eskperiencën e kërkuar me sipër te dërgojnë dokumentacionin e plotë të mëposhtëm ne adresën hr@universreklama.com:


  • Letër motivimi (e domosdoshme)

UNIVERS Reklama
Human Resources Department
Mbikalimi i Ri i Rinasit, Qafë Kashar, Tiranë
 


Apply
Back
Top