• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Rajonal Shitjesh

DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale.
Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të sukseshme që operon në Shqipëri në fushën e prodhimit dhe të distribucionit, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

MENAXHER SHITJESH RAJONAL PËR TIRANËN DHE DURRËSIN

FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE


Krijon dhe implementon strategjinë e shitjeve dhe shpërndarjes së brandit në përputhje me objektivat e kompanisë.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

· Realizimi i planit mujor dhe tre mujor i shitjeve;
· Kryen analiza shitje të përgjithshme dhe të sakta dhe raporton sipas kërkesës brenda kompanisë;
· Monitoron ekzekutimin e planeve në mënyrë që të sigurohet realizimi i objektivave;
· Përgjigjet për prezencën e produktit në të gjitha pikat e shitjeve;
· Evidenton dhe kontrollon bazën materiale të kompanisë;
· Kontrollon ҫmimet dhe dhënien e promocioneve në treg;
· Harton grafikun e punës së inspektoreve;
· Harton një relacion javor ku shpjegon prolematikat në treg, ҫmimet e konkurencës dhe ecurinë e produkteve të Brandit i cili i dorezohet drejtorit të shitjeve;
· Detyra të tjera sipas rastit;

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Arsim i lartë, Preferohet Fakulteti Ekonomik (Administrim Biznesi, Marketing)

Eksperiencë Pune: Të ketë minimumi 5 vjet në menaxhim distribucioni;

Aftësi:

· Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office, Excel;
· Aftësi shumë të mira në analiza financiare dhe shitje;
· Aftësi të mira organizative;
· Aftësi të mira komunikimi;

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
-
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 05 Shtator 2016



-

JU MIRËPRESIM!


Tel. : +35542255506

Cel. : +355674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top