• Tirane, Filluan rregjistrimet per kurset e Informatikes ne GoLogic Center & Programing Company nga pedagoge dhe programues me eksperience 5-vjecare ne

Tirane, Filluan rregjistrimet per kurset e Informatikes ne GoLogic Center & Programing Company nga pedagoge dhe programues me eksperience 5-vjecare ne tregun e pune si ne programim si ne mesimdhenie : C,C++,Java,HTML,MySql,Oracle

Filluan rregjistrimet per kurset e Informatikes ne GoLogic Center & Programing Company nga pedagoge dhe programues me eksperience 5-vjecare ne tregun e pune si ne programim si ne mesimdhenie

1-Gjuhe C
2-C++
3-Java
4-HTML-CSS-JS-PHP
5.Net(C#)
6-MySql
7-SqlServer 2008 R2
8-Oracle
9-Etj..

Gjuhe C (Cfare ndiqet ne kursin e Gjuhes C)

Objektivat:

Ky kurs i jep studentëve njohuritë bazë dhe të avancuara të programimit në Gjuhën C. Studentët do të mësojnë krijimin e aplikacioneve në gjuhën C, si të përdorin software të ndryshëm për ekzekutimin e aplikacioneve etj.
Studentët do të përfitojnë nga ky kurs:


  1. Njohuritë bazë dhe të avancuara të krijimit të aplikacioneve në Gjuhën C
  2. Aftësia për të përdorur software të ndryshëm si për shembull Dev C++, Borland C++ etj. për zhvillimin e aplikacioneve në Gjuhën C


Përmbajtja e kursit:

Çdo seancë zgjat 1 orë e 30 min nga ku 1 ore është teori ndërsa 30 min janë praktikë në lidhje me temën përkatëse. Kursi përbëhet nga 2 provime nga ku i pari është në seancën e 7-të. Në fund të kursit, kursantit i bëhet dhe provimi i dytë nga ku testohen njohuritë bazë dhe njohuritë e avancuara të programimit në Gjuhën C.

C++ (Cfare ndiqet ne kursin e C++)

Objektivat:

Ky kurs i jep studentëve njohuritë bazë dhe të avancuara të programimit në C++. Ata do të njihen gjatë këtij kursi me konceptin e programimit të orientuar në objekte, do të mësojnë krijimin e aplikacioneve në C++, si të përdorin software të ndryshëm për ekzekutimin e aplikacioneve etj.
Studentët do të përfitojnë nga ky kurs:


  1. Njohuritë bazë dhe të avancuara të programimit në C++
  2. Të kuptuarit e konceptit të programimit të orientuar në objekte
  3. Aftësia për të krijuar aplikacione në C++
  4. Aftësia për të përdorur software të ndryshëm si për shembull Dev C++ ose software të tjerë që kanë kompilator të C++ për zhvillimin e aplikacioneve


Permbajtja e kursit:

Çdo seancë zgjat 1 orë e 30 min nga ku 1 ore është teori ndërsa 30 min janë praktikë në lidhje me temën përkatëse. Kursi përbëhet nga 2 provime nga ku i pari është në seancën e 8-të ku përfundon dhe shpjegimi i koncepteve bazë për krijimin e programeve në C++. Në fund të kursit, kursantit i bëhet provimi i dytë, nga ku testohen njohuritë e programimit të orientuar në objekte dhe njohuritë e fituara gjatë gjithë kursit të C++.

Programim Java (Cfare ndiqet ne kursin e Java-s)

Objektivat:


Ky kurs i jep studentëve njohuritë bazë të zhvillimit të aplikacioneve console, applet-eve dhe të zhbillimit të aplikacioneve grafike. Studentët do të mësojnë si të ndërtojnë aplikacione të thjeshta dhe aplikacione dinamike. Në fund të kursit ata do të jenë të aftë të përdorin sistemin MySql të bazave të të dhënave për ndërtimin e aplikacioneve dinamike në Java.
Studentët do të përfitojnë nga ky kurs:


  1. Njohuritë bazë dhe të avancuara të krijimit të aplikacioneve në Java
  2. Aftësia për të përdorur software të ndryshëm si për shembull Netbeans, Eclipse për zhvillimin e aplikacioneve në Java

Përmbajtja e kursit:

Çdo seancë zgjat 1 orë e 30 min nga ku 1 ore është teori ndërsa 30 min janë praktikë në lidhje me temën përkatëse. Kursi përbëhet nga 2 provime nga ku i pari është në seancën e 9-të ku përfundon dhe zhvillimi i aplikacioneve console dhe applet-eve. Në fund të kursit, kursantit i bëhet provimi i 2-të nga ku testohen njohuritë bazë dhe njohuritë e avancuara të zhvillimit të aplikacioneve ne Java.

Programim Web (HTML-PHP-CSS-Javascript) (Cfare ndiqet ne kursin Programim ne Web)

Objektivat:

Ky kurs i jep studentëve njohuritë e domosdoshme për zhvillimin e aplikacioneve ëeb me HTML-CSS-PHP. Gjatë kursit studentët do të mësojnë si të ndërtojnë aplikacione web statike dhe dinamike, do të mësojnë të përdorin ambientin bazë të bazave të të dhënave për ndërtimin e aplikacioneve dinamike që është MySQL.

Studentët do të përfitojnë nga ky kurs:


  1. Të kuptuarit të elementeve të programimit në web
  2. Aftësia për të ndërtuar aplikacione statike dhe dinamike
  3. Aftësia për të ndërtuar një bazë të dhënash dhe për të lidhur aplikacionin web me bazën e të dhënave
  4. Përdorimi i editorëve të ndryshëm për zhvillimin e aplikacioneve web si për shembull Macromedia Dreamëeaver, Notepad ++ etj.

Permbajtja e kursit:

Çdo seancë zgjat 1 orë e 30 min nga ku 1 ore është teori ndërsa 30 min janë praktikë në lidhje me temën përkatëse.
Kursi përbëhet nga 2 provime nga ku i pari është në seancën e 7-të ku përfundon dhe marrja e njohurive për ndërtimin e aplikacioneve statike web. Në fund të kursit, kursantit i bëhet privimi i 2-tprivimi i 2-të nga ku testohen njohuritë bazë dhe njohuritë e avancuara të programimit në web.

Baza te Dhenash (Oracle, MySql, SqlServer 2008 R2)

Cfare ndiqet ne kursin e Oracle

Objektivat:

Ky kurs i jep studentëve njohuritë e domosdoshme në lidhje më krijimin e bazave të të dhënave në Oracle. Gjatë kursit studentët aftësohen në programimin në Oracle dhe gjithashtu në koncepte të administrimit të bazës së të dhënave.

Studentët do të përfitojnë nga ky kurs:


  1. Aftësohen në programimin në PL/SQL
  2. Aftësohen në krijimin dhe mirëmbajtjen e bazës së të dhënave
  3. Aftësohen në menaxhimin e bazës së të dhënave


Cfare ndiqet ne kursin e SqlServer 2008 R2

Objektivat:
Ky kurs i jep studentëve njohuri rreth krijimit dhe përdorimit të bazave të të dhënave. Në fund të këtij kursi studentët do të jenë të pajisur me njohuritë e përdorimit të mjeteve, përdorimit të wizard, përdorimit të kodit sql, troubleshooting etj.
Studentët do të përfitojnë nga ky kurs:


  1. Ndërtimi i bazës së të dhënave
  2. Mirëmbajtja e bazës së të dhënave
  3. Troubleshooting
  4. Konfigurim të bazës së të dhënave

.Net(C#)


Visual Basic 6.0




Tek ne do te gjeni profesionalizem, korrektesi, cilesi dhe cmime konkuruese.


Kontaktoni ne:


gologic.center@gmail.com



GoLogic Center


Ne do te hapim boten e diturise per ju!


Ju mirepresim.
 


Contact WhatsApp
Back
Top