• Tirane, ofroj vend pune Sistemues/Mercato

MERCATO ITALIA pjesë e MEGATEK, hipermarketi më i madhë në shqipëri " “Do It Yourself”", kërkon të punësojë:

Sistemues/e në Fruta - Perime

Detyrat:

  • Mirëpret me etikë të lartë profesionale Klientët që interesohen për produktet.
  • Kupton nevojën e klientit përkatës, duke dëgjuar me vëmendje kërkesën e Klientit.
  • Ndihmon klientin në gjetjen e produkteve për të cilat Klienti është i interesuar.
  • Ofron këshilla, të cilat i vijnë në ndihmë Klientit, dhe u përgjigjet me dedikim pyetjeve të tyre.
  • Kontrollon ekspozimin për të mbushur stokun dhe angazhohet në sistemimin e stokut në rregullin e kërkuar.
  • Rivendos në vendet e duhura të gjitha produktet të cilat janë vendosur në vendin e gabuar nga ana e Klientëve.
Kualifikimet:
Eksperiencë pune: Prioritet nëse ka eksperienca të ngjashme.
Aftësitë:
  • Të jetë i/e gatshëm/me dhe i/e aftë të punojë në grup.
  • Të pëlqejë punën me njerëzit.
  • Të jetë i/e komunikueshëm/me dhe i/e sjellshëm/me.
Ofrohet:

  • Pagë e kënaqshme dhe konkurruese në treg.
  • Fleksibilitet turnesh (turn i parë dhe i dytë).
  • Disponibilitet me orar të plotë (full-time).
  • Stabilitet/qëndrueshmëri.
  • Kontratë e rregullt pune sipas legjislacionit shqiptar.
Procedura e Aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV të detajuar tek Divizioni i Burimeve Njerëzore nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim:
- Me e-mail: hr@mercato.al
- Kontaktoni në numrin 069 402 2492
- Duke dërguar me postë në adresën e mëposhtme:

MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerëzore F&M
Autostrada TR- DR km7 ose tek Rrethrotullimi Lundër,përballë qendrës tregtare TEG.
Tiranë, Albania
 


Apply WhatsApp
Back
Top