• Tirane, ofroj vend pune Asistent/e Menaxhere Dyqani

“Tirana Ring Center” është Qendra më e re Polifunksionale në Tiranë, me siperfaqe totale ndërtimi prej 55.000 m2, më e madhe brenda qytetit, me një shumëllojshmeri shërbimesh duke përfshire një Qendër Tregëtare me më shumë se 70 Marka Ndërkombëtare, Hipermarket, Food Court, Spa, Fitness, ambjente argëtimi për fëmijë, Pistë Patinazhi, Kinema 5D dhe 7D, Zyra bashkëkohore dhe Apartamente të ndërtuara sipas Standarteve Europiane duke përdorur tekonologji Inovative.

Tirana Ring Center kerkon te punesoje: Asistent/e Menaxhere Dyqani

Detyrat dhe Përgjegjësite:


Mbeshtet Menaxherin e dyqanit ne punen e tij te perditshme duke u kujdesur per mallrat qe tregetohen;
Monitoron dhe kontrollon cdo furnizim ne dyqan;
Te njohe shume mire dyqanin dhe mallrat qe tregetohen, karakteristikat e tyre;
Mban dyqanin ne rregull, kujdeset qe cdo gje te jete ne vendin e vet dhe sillet me klientet me miresjellje dhe profesionalizem;
Kujdeset per rregullin dhe pastertine e dyqanit, te vitrinave, kontrollon cilesine e sherbimit;
Mbështet dhe motivon stafin në punën e tyre të përditshme;
Menaxhon nivelin e stokut ne bashkepunim me menaxheren e dyqanit;
Raporton rregullisht tek Menaxherja e Dyqanit lidhur me ecurine dhe problematikat;

Kërkesat:

Diplome universitare (preferohet Fakulteti Ekonomik ose Menaxhim);
Minimum 3 vjet pervoje pune ne shitje me pakice;
Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze ose Frenge;
Njohuri shumë të mira të Paketës MS Office;
Aftësi organizative dhe menaxheriale;
Ndershmeri dhe integritet;

Per te aplikuar per kete mundesi punesimi ju lutem te dergoni CV-ne tuaj me fotografi ne adresen tone elektronike hr@ring.al brenda dates 30.11.2017.


Tel. : +355 4 450 42 51
 


Apply WhatsApp
Back
Top