• Tirane, ofroj vend pune Asistent Manaxher Logjistike

Njoftim pune
Balfin Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

Elektro-Servis shpk është një kompani e specializuar në riparimin e pajisjeve elektronike dhe elektro-shtëpiake. E themeluar prej vitit 2008 Elektro-Servis është servisi më i madh në Shqipëri dhe vendet fqinje, me të drejtat ekskluzive për market më në zë ne botë si: Samsung, LG, Sonny, Philips, Beko, Bosch etj.

Pozicioni: Ndihmës Magazinier
Departamenti: Logjistikë
Raporton tek: Manaxher i Logjistikës & Manaxher Operacional
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit:
Përgjegjës për lëvizjet e produkteve dhe pjesëve të këmbimit, përgjegjës për stokun dhe detyra të tjera të logjistikës.

Detyrat/Përgjegjësitë:


  • Përgjegjës për marrjen e mallrave fizike, magazinimin dhe proceset e dërgimit sipas udhëzimeve të Supervizorit direkt.
  • Ekzekuton si duhet shkarkimin, vendosjen dhe ngarkimin e mallrave në kohën e duhur.
  • Njeh shumë mirë të gjitha produktet që arrijnë dhe që magazinohen, përfshirë sasinë, cilësinë dhe brishtësinë e tyre.
  • Njeh shumë mire vendodhjen e produkteve në magazinë dhe sasinë e mallrave të mbetura stok, si dhe suporton procesin operacional per zhvendosjen e tyre.
  • Ekzekuton etiketimin e barkodeve të produkteve sipas udhëzimeve të Supervizorit Direkt;
  • Ndjek plotësimin e Formularit, plotesimin e sistemit ne menyre rigoroze për tërheqjen e pjesëve të këmbimit nga Magazina;
  • Pasqyron daljet apo kthimet e pjeseve te kembimit në sistem.
  • Ndjek procesin e shpërbërjes për produktet e pariparueshem dhe rregjistron pjesët e këmbimit që mund të shfrytëzohen.
  • Siguron raportim të saktë e të menjëhershëm të pranimit të mallrave tek Supervizori direkt për çdo problem që mund të ndodh në lidhje me ndonjë nga produktet gjatë shkarkimit, ngarkimit dhe/ose magazinimit. Kontribuon për zgjidhjen përfundimtare të problemit përkatës
  • Kryerja e detyrave të tjera të caktuara nga supervizori direkt.


Kërkesat:
Edukimi: Arsim të mesëm të përgjithshëm ose profesional
Eksperiencat e punës: Përvojat profesionale: Të paktën 3 vjet përvojë pune!

Kualifikime të tjera:
Aftësi shumë të mira organizimi, koordinimi.
Aftësi shumë të mira komunikuese.
Aftësi për të punuar në grup.
Njohuritë kompjuterike: Aftësi të mira të Paketës Office.

Kushtet e punës: Grupi Balfin ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.

Mënyra e Aplikimit: Për të aplikuar për këtë pozicion, jeni të lutur të dërgoni CV tuaj nëpërmjet
e-mailit tek adresa: [B]hr@elektroservis.al[/B].

Afati i dorëzimit: 25.11.2018!

* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr.9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërise mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.
 


Apply
Back
Top